• e premte, 05 dhjetor 2025

Promovim i video materialeve nga fushata"Ka jetë pa dhunë"

Promovim i video materialeve nga fushata

Shkup, 27 qershor 2025 (MIA) - Në Qendrën për mbështetje të ndërrmarjeve sociale sot do të zhvillohet ngjarje me rastin e promovimit të video materialeve nga strategjia dhe fushata e komunikimit "Ka jetë pa dhunë" fokusuar në rritjen e ndërgjgjësimit  publik rreth dhunës me bazë gjinore ndaj grave.

Ngjarja është në organizim të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë në bashkëpunim me Zyrën e UNFPA-së dhe mbështetje financiare nga ambasada e Britanisë.

Siç informojnë organizatorët në ngjarje do të mbajnë fjalim Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Daniel Filer, zëvendësambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut dhe Afrodita Shala, shefe e zyrës së Fondit të popullsisë së Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR