• e premte, 28 qershor 2024

Promovim i Protokollit se si të veprohet me fëmijët me diabet nëpër shkolla dhe kopshte

Promovim i Protokollit se si të veprohet me fëmijët me diabet nëpër shkolla dhe kopshte

Shkup, 10 tetor 2023 (MIA) - Sot në kopshtin "Rade Jovçevski Korçagin" në objektin "Pepelashka" në Komunën e Qendrës do të promovohet protokolli për fëmijët me diabet nëpër shkolla dhe çerdhe.

Protokolli realizohet nga Asociacioni për fëmijët me diabet- "Balans mk" me mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë.

Protokolli në fakt paraqet protokollin e parë të përpunuar profesional dhe të recensuar destinuar për 700 fëmijë me diabet të tipit 1 në vendin tonë të cilët rregullisht shkojnë nëpër çerdhe, shkolla fillore dhe të mesme, ndërsa kërkon zbatim dhe pranim institucional më të gjerë.

Në ngjarje siç është paralajmëruar do të marrin pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dhe kryetari i Komunës Qendër Goran Gerasimovski. rq/

Foto: "Balans mk"

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR