• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Promovim i broshurës së parë evropiane për kancer endometrial

Promovim i broshurës së parë evropiane për kancer endometrial

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës nga Shkupi dhe Shoqata për ndihmë dhe mbështetje të pacientëve me sëmundje gjinekologjike Femina M, në kuadër të shënimit të muajit pët ngritjen e vetëdijes për kancer endometrial (kanceri endometrial i mitrës), sot në konferencë për media do ta promovojnë broshurën e parë evropiane për karcinom endometrial.

Broshura është e dedikuar për gratë me kancer endometrial, bazuar në njohuritë më të fundit shkencore dhe praktikën e mirë klinike. Është krijuar nga Rrjeti evropian i përfaqësuesve të pacientëve me sëmundje malinje gjinekologjike ESGO ENGAGE Homepage - ENGAGeO ENGAGeO ENGAGeO (esgo.org), e përkthyer në gjuhën maqedonase dhe e rishikuar nga prof. Dr.Igor Aluloski.

Broshura në formë të shtypur do të jetë në dispozicion nga 1 korriku i këtij viti për pacientët në ISHP KU për Gjinekologji dhe Obstetrikë dhe në ISHP KU për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup.

Në konferencën për media, që do të mbahet në amfitetarin e KU për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, do të flasin drejtori mjekësor i kësaj klinike, prof. dr Viktoria Jovanovska, prof. dr. Igor Aluloski, specialist gjinekolog-obstetër, subspecialist i gjinekologjisë operative dhe onkologjisë në Klinikë, prof. dr. Violeta Klisarovska, radioterapiste-onkologe specialiste, subspecialiste në onkologji gjinekologjike në ISHP Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Shkup dhe Mirjana Babamova, nënkryetare dhe menaxhere programore e Shoqatës Femina M.

Siç bëjnë nga kjo Shoqatë, incidenca e kancerit endometrial ka shënuar rritje të ndjeshme në dekadën e fundit. Numri i rasteve të reja të diagnostikuara në Evropë në vitin 2020 është 130.051 sipas të dhënave të Observatorit Global të Kancerit - IARC. Në vend, megjithatë, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, numri i rasteve të reja të diagnostikuara me kancer endometrial për vitin 2021 është 254, krahasuar me vitin 2012 kur numri ishte 128 raste të reja të diagnostikuara.

Bëhet e ditur se në përgjithësi, ky lloj i kancerit ka parashikim të mirë, falë diagnostifikimit të hershëm, por se në krahasim me kancerin e qafës së mitrës, ende nuk ekzistojnë metoda skriningu për parandalim nga karcinomi endometrial. fc/

Fotografia Femina M

 

QËNDRONI TË LIDHUR