• e enjte, 20 shkurt 2025

Prokurorja Kërstevska Caleva ka parashtruar kërkesë që të lirohet nga funksioni shefe e Prokurorisë së Lartë Publike Shkup

Prokurorja Kërstevska Caleva ka parashtruar kërkesë që të lirohet nga funksioni shefe e Prokurorisë së Lartë Publike Shkup

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) – Këshilli i Prokurorëve Publikë në mbledhjen e ardhshme do të vendosë për kërkesën e prokurores publike Natasha Kërstevska Caleva që të lirohet nga funksioni shefe e Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, derisa zgjat distancimi nga funksioni i prokurorit të lartë publik, Mustafa Hajrullahi.

Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrievska, në mbledhjen e sotme, informon se gjatë ditës së djeshme në Këshill është parashtruar lutje ose kërkesë nga ana e prokurores Natasha Kërstevska Caleva. 

“Një letër e shkurtër në të cilën bëhet e ditur se duke pasur parasysh atë që sapo kam ardhur në PLP Shkup dhe kam nevojë të përqendrohem në punë të lëndëve, lutem që të lirohem nga kjo detyrë të cilës më mirë do t’i përgjigjej prokuror publik me përvojë më të madhe të punës”, informon Dimitrievska. 

Vendimin Kërstevska Caleva ta marrë funksionin shefe e Prokurorisë së Lartë Publike, derisa zgjat distancimi i prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi, Këshilli e mori në mbledhjen e mbajtur më 10 shkurt të këtij viti. 

Propozimi për marrjen e funksionit nga ana e Kërtevska Caleva ishte theksuar nga ana e prokurorit republikan publik Lupço Koceski, si një nga nëntë prokurorët e mundshëm publikë në Prokurorinë e Lartë Publike të cilët mund ta marrin funksionin që të udhëheqë me Prokurorinë. 

“Besoj se tani që janë kaq shumë, duhet të caktohet vërtet një prokuror që ka integritet, që nuk ka ankesa për punën e tij dhe një prokuror që bën të gjitha punët. Si prokuror publik i shtetit, mund të them se në Prokurorinë e Lartë Publike ka prokurorë që mund të kryejnë funksionin. Unë nuk do të propozoj dy, as tre, por vetëm një, dhe ajo është prokurorja Natasha Krstevska Caleva, e cila u zgjodh unanimisht nga ky këshill. Jam i bindur se funksionin e saj mund ta kryejë ndershëm, sipas ligjit dhe drejtë”, theksoi Kocevski.

Në bazë të të dhënave për situatat e konstatuara nga mbikëqyrja e kryer në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Kocevski ka dorëzuar propozim për fillimin e procedurës disiplinore kundër shefit të Prokurorisë së Lartë Publike, Mustafa Hajrullahi dhe një prokurori publik. 

Nga Prokuroria Publike atëherë informuan se Kocevski ka shqyrtuar procesverbalin dhe raportin përfundimtar nga mbikëqyrja e kryer në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup, si dhe shënimet zyrtare të bashkangjitura, dhe në bazë të konstatimeve të kushteve të përcaktuara, ka vendosur që Komisionit për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit t'i paraqesë propozim për ndjekje penale punë profesionale dhe nga pakujdesia në katër raste në të cilat ka hequr dorë nga ankesa apo aktakuza.

Propozim për inicimin e procedurës disiplinore është dorëzuar edhe kundër prokurorit të lartë publik të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, të cilit i është referuar rasti dhe me pëlqimin e të cilit është marrë vendim në tri nga rastet e lartpërmendura, si dhe për shkak të parregullsive të konstatuara në mënyrën e regjistrimit të lëndëve në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup.

Qeveria më 11 shkurt të vitit 2025 mori vendim që të nisë procedurë për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik Lupço Kocevski, ndërsa sot në mbledhje duhet të shqyrtohet mendimi i dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë, pas çka sipas detyrimeve ligjore, kjo do të dorëzohet në Këshillin e Prokurorëve Publikë. 

Ministria e Drejtësisë, duke vepruar sipas konkluzionit të mbledhjes së 50-të të Qeverisë së RMV-së të mbajtur më 11 shkurt të këtij viti mori aktivitete dhe përgatiti mendim për propozim shkarkimin e prokurorit shtetëror publik të cilën ia dorëzoi Qeverisë për procesim të mëtutjeshëm në bazë të Ligjit për Prokurorinë Publike dhe Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

“Gjatë periudhës së kaluar ishim dëshmitarë të një varg skandalesh, funksionalitet të dëmtuar të Prokurorisë Publike, marrëdhënie të dëmtuara ndërnjerëzore, veprime të jashtëligjshme dhe korrupsion, joefikasitet në ndjekjen penale dhe shkelje të parimeve të organizimit të Prokurorisë Publike dhe pavarësinë në shkeljen e funksioneve të prokurorëve në Prokurorinë e Lartë Publike”, ishte bërë e ditur nga MD. 

Prokurori shtetëror publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë, ka vepruar në lëndë në të cilat sipas dispozitave ligjore ekzistonin rrethana të cilat shkaktojnë dyshim në paanshmërinë e tyre, si dhe konfliktit të interesave, ndërsa për të cilat rrethana ai duhej të dijë dhe duhej të përjashtohej. 

Kocevski në Kuvend ishte zgjedhur prokuror i ri shtetëror publik në shkurt të vitit 2024. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR