• e shtunë, 18 maj 2024

Prokuroritë themelore publike në shtet do të bëhen me 18 prokurorë të rinj publik të cilët sot dhanë deklaratë solemne

Prokuroritë themelore publike në shtet do të bëhen me 18 prokurorë të rinj publik të cilët sot dhanë deklaratë solemne

Shkup, 30 maj 2023 (MIA) - Deklaratë solemne se në ushtrimin e funksionit prokuror publik do ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet dhe se në mënyrë të paanshme dhe me përgjegjësi do t'i mbrojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe interesat e subjekteve të tjera juridike, sot para Këshillit për prokurorë publik dhanë 18 prokurorë. Betim solemn për prokuror themelor publik në Shtip sot dha edhe prokurorja Tatjana Kacarova.

Kryetari i Këshillit, Antonio Jolevski pas nënshkrimit të Deklaratave, të cilat u zhvilluan në dy grupe, u dëshiroi sukses në punë dhe i porositi ta arsyetojnë funksionin e prokurorit publik. Shtoi se me punën e tyre pret të përmirësohet perceptimi për jurisprudencën  në shtet.

null

Prokuroja Aleksandra Stankovska, e cila funksionin do ta kryejë në PTHP Veles, tha se prokurorët publik janë të parët të cilët thirren për ta ndjekur krimin dhe se mu për atë arsye ky ishte vendimi i saj për këtë profesion.

Kolegu i saj, Emrah Mihtarovski, ndërkaq, është prokuror i ri në PTHP Kërçovë dhe tha se motivi i tij është të kontribuojë në avancimin e gjendjeve në prokurori dhe, si edhe kolegia e tij nga Velesi, të kontribuojë për kthimin e besimin në jurisprudencë.

Prokurori Stevço Binovski, i cili do të jetë prokurori i tretë në PTHP Prilep, pret se me ardhjen e tij do të përmirësohet efikasiteti në punë dhe se në mënyrë të ndershme dhe me përgjegjësi do ta kryejë funksionin prokuror publik.

null

Prokurorët do të shpërndahen në 12 qytete dhe atë në PTHP Manastir - Borçe Korunovski dhe Marija Çurlinovska, PTHP Veles - Aleksandra Stankovska, PTH Gostivar - Ilir Jakupi, Barlet Xhaferi dhe Aleksandra Dimoska, PTHP Dibër - Anita Grazhdani Paçuku, PTH Dellçevë - Suzana Boshnakovska, PTHP Kërçovë - Albulena Abazi dhe Emrah Mihtaroski, PTHP Kumanovë - Samir Akifi, PTHP Ohër - Kristina Iliska Atanasova, PTHP Prilep - Stevço Binovski, PTHP Sveti Nikole - Darko Cvetanovski, PTHP Strugë - Ermira Musa-Nura, PTHP Tetovë - Ilir Abdurrahmani, Nina Dimitrieska dhe Jetmir Bexheti. ab/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR