• e shtunë, 22 shkurt 2025

Prokuroria ende po merr masa dhe mbledh prova për aksidentin e trafikut në rrugën "Aradhat Partizane" ku humbi jetën 22-vjeçarja Frosina Kulakova

Prokuroria ende po merr masa dhe mbledh prova për aksidentin e trafikut në rrugën

Shkup, 6 shkurt 2025 (MIA) - Prokuroria ende po merr masa dhe mbledhjen e provave për aksidentin e trafikut në rrugën "Aradhat Partizane"  ku humbi jetën 22-vjeçarja Frosina Kulakova. Prokuroi publik republikan, Ljupço Kocevski, tha se dënimi duhet të ketë qëllim dhe ndikim të caktuar dhe prokurori në këtë drejtim publik do të ndërmarrë të gjitha veprimet për të siguruar prova të qëndrueshme.

 "Në rastin konkret sa i përket personit që e ka përplasur vajzën, Kocevski thotë se ai për momentin ndodhet në paraburgim dhe ashtu do të qëndrojë deri në fund, sepse bëhet fjalë për një krim të kryer me paramendim, krimi më i rëndë në komunikacion në aspektin e sigurisë.

 "E di opinioni, është e ditur se bëhet fjalë për lëvizje me shpejtësi të madhe. I njejti ishte nën ndikim të alkoolit, ka kaluar në dritë të kuqe, shpejtësinë saktë do ta konfirmojë një person i aftë në fushën e komunikacionit. Kështu që, në këtë drejtim Prokuroria Publike nuk ka asnjë problem dhe pikërisht për këtë është shqiptuar urdhri i paraburgimit prej 30 ditësh. Që do të thotë se për këto vepra penale dënimi është i lartë, dhe prandaj prokuroria publike propozon burgim për t'i siguruar dëshmitë në vazhdimësi, por edhe të mos ndikohet eventualisht në procedurë apo dëshmitarë", deklaroi Kocevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para seancës së Këshillit të PP-së. 

Kocevski, theksoi se gjatë kësaj procedure do të kontrollohet gjithçka që është në interes për procedurën. 

"Që do të thotë se do të merren parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat sepse me rastin e caktimit të dënimit, jo vetëm gjykata, por prokurori publik do t'i marrë parasysh të gjitha rrethanat, sepse dënimi duhet të ketë qëllim dhe ndikim specifik, dhe prokurori publik në këtë drejtim do t'i ndërmarrë të gjitha veprimet në drejtim të sigurimit të provave të forta, ndonëse situata, të themi në këtë fazë është e qartë dhe të gjitha provat janë në favor të Prokurorisë", deklaroi Kocevski. 

 I pyetur për veprën e mëparshme të shoferit, për të cilën pritet vendim nga Apeli, Kocevski, tha se Prokuroria e Lartë Publike në Shkup ka dhënë propozim dhe lënda është përcjellë në gjykatë dhe më pas janë ndërmarrë të gjitha veprimet e mëtutjeshme i ndërmerr gjykata. qa/

Foto: MIA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR