• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prokuroria u morr vesh me gjykatësin Naqe Georgiev, mori dënim me burg prej tre vjet dhe ndalesë për kryerjen e profesionit

Prokuroria u morr vesh me gjykatësin Naqe Georgiev, mori dënim me burg prej tre vjet dhe ndalesë për kryerjen e profesionit

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot lidhi Propozim-marrëveshje me gjykatësin e dyshuar në Gjykatën Supreme, Naqe Georgiev, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale Pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm. Georgiev ka pranuar që t'i shqiptohet dënim me burg prej tre vjet, dhe ndalesë për kryerjen e profesionit. 

Siç informojnë nga PTHP NKOK, duke e nënshkruar propozim - marrëveshjen i dyshuari Naqe Georgiev nuk kontestoi se e ka kryer veprën penale dhe duke pasur parasysh dënimin e shqiptuar me burg prej një deri në dhjetë vjet për këtë vepër penale, ka pranuar që t'i shqiptohet dënim me burg në kohëzgjatje prej tre vjetëve, si dhe Ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës së personit zyrtar në periudhë prej tre vjetëve. 

Në kumtesën e PTHP NKOK qëndron se në bazë të dëshmive të grumbulluara dhe përshkrimit që e përmban dispozitivi i propozim - marrëveshjes, i dyshuari N.G. nga data  06.04.2024 deri më 20.05.2024 në Strumicë dhe Shkup, si person zyrtar - gjykatës në Gjykatën Supreme të RMV-së duke e shfrytëzuar ndikimin e tij, pozitën dhe reputacionin zyrtar dhe shoqëror, për kinse intervenim në lëndë që udhëhiqej në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në dy raste drejtpëdrejtë ka kërkuar dhe ka pranuar shpërblim prej gjithsej 15.000 euro në kundërvlerë denari prej 922.500,00 denarë. 

"Pasi në fillim të muajit prill 2024, dëshmitari kundër babait të të cilit është zhvilluar procedura ka kërkuar ndihmë nga N.G, ai si shpërblim për përcaktimin e rrethanave për ndërhyrje në procedurë penale ka kërkuar nga dëshmitari 5000 euro, të cilat i janë dorëzuar N.G. në shtëpinë e tij në Strumicë. Në takim, N.G i tha dëshmitarit se do të përpiqej të merrte dënim minimal prej tre vjetësh burg për babain e tij. Më pas dëshmitari dhe N.G. kanë pasur edhe disa takime dhe në njërën prej tyre N.G i ka thënë dëshmitarit se për shumën prej 30.000 euro përmes të dënuarit I.M. i cili është nënkryetar dhe anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë gjoja do të ndërhyjë për zbatimin e procedurës së marrëveshjes me babain e tij - i dyshuar në një rast që është zhvilluar në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për veprën penale  Prodhim dhe vendosje e paautorizuar në treg e narkotikëve dhe substancave psikotrope nga neni 215 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal", thuhet në kumtesën e PTHP NKOK.

Njëkohësisht, siç shtojnë, N.G ka sqaruar se me rastin e përcaktimit të llojit dhe masës së dënimit për babain e tij do të propozohet dhe përcaktohet dënimi me burg prej pesë vitesh, si dënim minimal për veprën në fjalë, duke i kujtuar dëshmitarit se nëse nuk ndërhyhet, babai i tij pas ngritjes së aktakuzës do të marrë  dënim shumë më të madh me burg në procedurë gjyqësore dhe se paraburgimi i tij do të vazhdohet për të gjithë kohëzgjatjen e procedurës.

"I dyshuari N.G. i premtoi dëshmitarit se në të ardhmen, përmes ndikimit të tij real, pozitës dhe reputacionit të tij zyrtar dhe shoqëror si gjyqtar në Gjykatën Supreme, përmes personave të tjerë, do të ndërhynte në mënyrë që babai i dëshmitarit, tashmë i dënuar, të merrte komoditete gjatë vuajtjes së dënimit me burg, dhe pas plotësimit të kushteve të lirohet me kusht nga vuajtja e dënimit me burg. Për të mbështetur premtimet e tij, i dyshuari N.G. në tre raste në prani të dëshmitarit ka komunikuar me të dënuarin I.M përmes aplikacionit Uatsap,bisedë e cila është dëgjuar edhe nga dëshmitari, kur i dënuari I.M ka thënë se gjoja janë ndërmarrë të gjitha veprimet për të ndërhyrë për të aprovuar kërkesën për përfundimin e vendimit të propozuar ashtu siç ka premtuar i dyshuari N.G", shtojnë nga aty.

Pas marrëveshjes së arritur dhe veprimeve të ndërmarra për intervenim, i dyshuari N.G. dhe dëshmitari ishin marrë vesh që shpërblimi në vlerë prej 20.000 euro t'i jepet pas nënshkrimit të propozim marrëveshjes dhe miratimit të saj nga ana e gjykatësit të proceduës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, me çka do të konfirmohej ndikimi i tyre. 

"Pas nënshkrimit të marrëveshjes me babain e të dyshuarit të dëshmitarit dhe konfirmimit nga gjykata më 20.05.2024, i dyshuari N.G dhe dëshmitari janë takuar të njëjtën ditë në parkingun e Hotel Vip. I dyshuari N.G, i cili ka mbërritur me automjet Audi A6 PMV dhe është futur në veturën e dëshmitarit, të llojit Pasat PMV, dhe pas një bisede të shkurtër, dëshmitari i ka dorëzuar atij një zarf letre të bardhë me gjysmën e shpërblimit, në vlerë prej 10 mijë euro. I dyshuari N.G. ka vendosur zarfin në xhepin e brendshëm të xhaketës, ka dalë nga automjeti dhe është kthyer në automjetin e tij. Në atë moment, punonjësit e autorizuar të policisë i janë afruar automjetit të gjykatësit suprem, i cili ishte ulur në vendin e shoferit, dhe në një moment ka nxjerrë zarfin me paratë dhe e ka vendosur në mes ulëses së shoferit dhe udhëtarit, ku gjatë kontrollit të automjetit, i janë gjetur 10.000 euro, të cilat më parë ishin përpunuar krim-teknikisht", sqarojnë nga aty.

Prokurori në fjalë, duke marrë parasysh shkallën e përgjegjësisë penale, motivet që kanë çuar në krim, ashpërsinë e kërcënimit ndaj pasurisë së mbrojtur, si dhe jetën e mëparshme të autorit dhe rrethanat e tij personale, vlerësoi se për krimin për të cilin akuzohet, i vetmi dënim me burg në një periudhë prej tre vjetësh, objektivat e dënimit do të arrihen në drejtim të parandalimit të veçantë dhe të përgjithshëm të parashikuar në nenin 39 të Kodit Penal.

"Në dënim do të llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim dhe menjëherë do të dërgohet në vuajtja e dënimit me burg. Në të njëjtën kohë, duke qenë se ai ka keqpërdorur profesionin, veprimtarinë ose detyrën e tij me qëllim të kryerjes së veprës penale dhe në bazë të natyrës së krimit të kryer dhe rrethanave në të cilat është kryer, mund të pritet që ai të abuzojë me këtë veprimtari të kryejë përsëri vepër penale, gjykata do t'i shqiptojë dhe Ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës së zyrtarit për një periudhë tre vjeçare. Po ashtu, kartëmonedhat e përpunuara penalisht që janë gjetur në PMV-në e të dyshuarit do t'i kthehen dëshmitarit, ndërsa 5.000 euro të mbetura do t'i konfiskohen në të mirë të Buxhetit të RMV-së si të ardhura të veprës penale", njofton PTHP NKOK.

Dje edhe anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publikë Ixhet Memeti e ka pranuar fajin dhe është marrë vesh me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për dënim burg me kusht prej një viti dhe ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës së personit zyrtar në periudhë prej tre vjet për veprën penale "pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm". 

Memeti më parë, siç bënë të ditur nga PPRMV, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme si anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë të cilën e ka dorëzuar në Kuvendin e RMV-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR