Prokuroria Speciale e Kosovës ende mbledh prova për sulmin ndaj kanalit Ibër-Lepenc
- Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se vazhdon hetimin për mbledhjen e provave për sulmin e 29 nëntorit në kanalin Ibër-Lepenc në Zubin Potok.
Prishtinë, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se vazhdon hetimin për mbledhjen e provave për sulmin e 29 nëntorit në kanalin Ibër-Lepenc në Zubin Potok.
Shefja e Departamentit për Komunikim Publik të Zyrës së kryeprokurores, liridona Kozmaqi deklaroi se dy të dyshuar janë në paraburgim për shkak të përfshirjes në sulm.
Të akuzuarit dyshohen për veprat penale - rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, kryerje të veprës terroriste dhe armëmbajtje pa leje.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, deklaroi se hetimet për sulmin në Zubin Potok komunikim mbahet edhe me partnerët ndërkombëtarë.
"Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtarë. E përshëndesim mbështetjen e tyre për hetim të plotë të sulmit të 29 nëntorit", theksoi Kryeziu. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s