• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prokuroria Publike kërkon që rasti “Feniks” të mos keqpërdoret për qëllime politike

Prokuroria Publike kërkon që rasti “Feniks” të mos keqpërdoret për qëllime politike

Shkup, 4 korrik 2023 (MIA) - Prokuroria Publike këmbëngul që të gjitha partitë politike të ndalojnë keqpërdorimin e procedurës hetimore për rastin "Feniks" për qëllime politike, si dhe çdo veprim tjetër të prokurorisë.

"Prokuroria Publike këmbëngul që të gjitha partitë politike të ndalojnë keqpërdorimin e procedurës hetimore për rastin "Feniks" për qëllime politike, si dhe çdo veprim tjetër të prokurorisë", thuhet në njoftim.

Prokuroria Publike, siç qëndron, u kujton të gjithë aktorëve politikë mesazhin e dërguar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në këtë kontekst vetëm pak ditë më parë: "Liderët e Maqedonisë së Veriut duhet të tregojnë rezultate të forta, të prekshme në luftën kundër korrupsionit, forcimin e pavarësisë institucionale dhe kufizimin e ndërhyrjeve politike, veçanërisht në gjyqësor, e cila është thelbësore për përmbushjen e synimeve të anëtarësimit në BE dhe ndërtimin e besimit të qytetarëve në Qeveri".

"Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe prokurori publik që vepron në këtë rast, ndërmarrin veprime për sigurimin e provave, duke u udhëhequr plotësisht nga parimet e drejtësisë dhe mbrojtjes së prezumimit të pafajësisë", theksojnë nga Prokuroria.

Në lidhje me komentet dhe spekulimet publike që fokusohen në afatin kohor për marrjen e masave në këtë rast, PP e konsideron të nevojshme të evidentojë disa data që pasojnë veprimet në këtë rast, në mënyrë që publiku të vlerësojë se rasti "Feniks" është zhvilluar në përputhje me ligjin dhe sipas provave.

"Njëherit, provat që ishin të nevojshme në këtë procedurë penale – ekspertiza materiale dhe financiare, e cila është përgatitur nga eksperti gjyqësor me urdhër të prokurorit në fjalë, është pranuar më 1 qershor 2023. Dokumenti i është dorëzuar prokurorit publik më 5 qershor 2023. Pas studimit të tij, në korrelacion me provat e siguruara më parë, më 12 qershor 2023, prokurori publik i ka dorëzuar MPB-së Urdhër me udhëzim për përgatitjen e të gjitha masave të nevojshme për realizimin e lëndës penale", njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Sipas kumtesës, më 29 qershor rreth orës 11 të mëngjesit, prokurori publik është njoftuar përmes telefonit se njëri nga të dyshuarit është ndaluar në një pikë kufitare në tentativë për t'u larguar nga vendi.

"Për këtë arsye urgjentisht është dashur të fillohen veprimet procedurale të përshtatshme për tentativën për ryshfet ndaj shtetit, gjë të cilën e ka shpjeguar prokurori publik në fjalë dhe në konferencën e mbajtur për shtyp. Andaj, prokurori publik padyshim që nuk ka mundur të dijë se kur do të ndalohet ndonjëri nga të dyshuarit në tentativë për t'u larguar nga vendi, gjë që do të iniciojë nevojën për veprime të shpejta", thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Prokuroria Publike, siç thuhet, dënon gjithashtu të gjitha përpjekjet për diskreditim personal publik të prokurorit, i cili në këtë çështje vepron me përkushtim dhe profesionalizëm maksimal. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR