Prokuroria po vepron në drejtim të hetimit të plotë të shkaqeve për shkaktim të zjarrit në Vizbeg
- Prokuroria themelore publike Shkup po vepron në drejtim të hetimit të plotë të shkaqeve për shkaktim të zjarrit në Vizbeg.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:59, 9 korrik, 2025
Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shkup po vepron në drejtim të hetimit të plotë të shkaqeve për shkaktim të zjarrit në Vizbeg.
"Prokurori publik do të japë urdhër dhe drejtime për hetim të plotë të shkaqeve për shkaktim të zjarrit në Vizbeg dhe rrezik të mundshëm të shkaktuar ndaj jetës dhe trupit të njerëzve, pronës apo ndaj mjedisit jetësor", informojnë nga Prokuroria.
Në zjarrin që shpërtheu sot në mëngjes në orën 9 të mbeturinave për hekur të vjetër në rrugën "B. Buna" në Vizbeg të Shkupit, është lënduar një person. Për shkak të erës, tymi shihet nga disa anë të qytetit.
Ministria e Punëve të Brendshme, paraprkaisht konfirmoi se është arrestuar pronari i mbeturinave në Vizbeg ku në rrjedhë është aksioni i shuarjes së zjarrit.
"Deri në këtë moment një person është lënduar dhe dërguar në spital. Për shkak të mosrespektimit të urdhrit nga personi zyrtar, është arrestuar A.N., pronar i personit juridik që menaxhjon me mbeturinat", informoi MPB.

Në shuarjen e zjarrit po marrin pjesë një aeroplan "Er traktor" i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe një helikopter. Nga toka, në shuarjen e zjarrit janë përfshirë zjarrfikës nga Njësia territoriale zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit dhe automjete të "Higjienës komunale". ab/
Fotо: MIА arkivi