• e enjte, 04 dhjetor 2025

Prokuroria ngriti hetim ndaj u.d. drejtorit të NP "Higjiena Komunale" dhe udhëheqësit të mbeturinave për rrezikimin e mjedisit jetësor me mbeturinat në Shkup

Prokuroria ngriti hetim ndaj u.d. drejtorit të NP

Shkup, 28 tetor 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup ngiti hetim kundër u.d. drejtorit të NP "Higjienës Komunale" - Shkup, si dhe kundër menaxherit të mbeturinave për rrezikimin e mjedisit me mbeturina në Shkup.

Për shkak të rrezikut të ndikimit mbi dëshmitarët dhe mundësisë së përsëritjes së veprës, prokurori publik i ka dorëzuar Gjykatës Themelore Penale të Shkupit propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për të dy të dyshuarit.

Kundër të dyshuarve, siç informojnë nga Prokuroria, është ngritur një procedurë hetimore për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale - Rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina nga neni 230 paragrafi 1 nga Kodi Penal. Për këtë vepër, dënimi i parashikuar është burgim nga një deri në dhjetë vjet.

"Të dyshuarit, njëri prej të cilëve është u.d drejtor dhe tjetri udhëheqës i mbeturinave në NP "Higjiena Komunale" - Shkup, së bashku vepruan në kundërshtim me Ligjin për menaxhimin e mbeturinave dhe biznesin e tyre kryesor për mbledhjen dhe transportimin e rregullt të mbeturinave të padëmshme në zonën e Qytetit të Shkupit, si dhe detyrimet e përcaktuara në Programin operativ për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave komunale dhe Planin operativ për ruajtjen e pastërtisë publike në Qytet. Duke mos mbikëqyrur plotësisht mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave komunale, si dhe me menaxhimin jo të duhur të mbeturinave, ata mundësuan krijimin e deponive të vogla në zonat publike dhe të trafikut, pranë kontejnerëve të caktuar për mbledhjen e mbeturinave komunale, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme në cilësinë e tokës, ajrit dhe ujit dhe rrezikuan jetën dhe shëndetin e njerëzve duke shkaktuar sëmundje infektive ose të tjera", thuhet në njoftimin e Prokurorisë. 

Dyshime të tilla janë vërtetuar dhe konfirmuar nga inspektimet e jashtëzakonshme nga inspektorët e autorizuar lokalë të mjedisit jetësor që dolën në terren me udhëzime të Prokurorisë Publike, si dhe nga një mendim eksperti mbi ndikimin e mbeturinave në shëndetin publik dhe mundësinë e përhapjes së sëmundjeve infektive nga Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Prokuroria Publike dje njoftoi se janë ndaluar dhe mbajtur dy persona nga udhëheqësia e NP "Higjiena Komunale" - Shkup, lidhur me dyshimin për vepër penale nga neni 230 nga Kodi Penal. Në mesin e të ndaluarve është edhe drejtori i NP "Higjiena Komunale", Sabahadin Rustemi. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR