• e shtunë, 23 nëntor 2024

Prokuroria në Podgoricë hapi lëndë kundër Millo Gjukanoviqit

Prokuroria në Podgoricë hapi lëndë kundër Millo Gjukanoviqit

Podgoricë, 26 prill 2024 (MIA) - Prokuroria e lartë shtetërore në Podgoricë hapi lëndë lidhur me intervistën e ish-presidentit të Malit të Zi dhe DPS-së, Millo Gjukanoviq.

Bëhet fjalë për intervistë për Radion Antena M nga Podgorica, në të cilën Gjukanoviq arrestimet e fundit të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt i quajti revanshizëm politik dhe e krahasoi me hakmarrje të përgjakshme.

Pas analizës së hollësishme në intervistë, Prokuroria e lartë shtetërore sipas nevojës do të ndërmarrë edhe masa dhe veprime të tjera me qëllim që të sillet vendim për vepër të kryer të mundshme penale, informojnë për mediumet malazeze nga Prokuroria e lartë në Podgoicë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR