• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Prokuroria ka ngritur procedurë kundër shoferit që goditi një fëmijë në rrugën e “Plastikave”

Prokuroria ka ngritur procedurë kundër shoferit që goditi një fëmijë në rrugën e “Plastikave”

 Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti procedurë kundër 21 vjeçarit nga Shkupi i cili dje pasdite e ka goditur një fëmijë dhjetëvjeçarë në bulevardin "Nikolla Karev", apo ndryshe të njohur si rruga e "Plastikave", dhe ka ikur nga vendi i aksidentit.

Siç informojnë nga Prokuroria, shoferi dyshohet për "vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion" dhe për “mosdhënien e ndihmës për personin e lënduar në aksident trafiku”.

 Sipas Prokurorisë, i dyshuari, më 12 tetor, si pjesëmarrës në komunikacionin në rrugët publike, duke lëvizur në budevardin "Nikolla Karev" në drejtim nga lindja drejt perëndimit, ka drejtuar makinën Mercedes E 320 dhe nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes  me kushtet e rrugës, dendësinë e trafikut dhe kushtet e tjera të komunikacionit, në mënyrë që të ndalojë me kohë para çdo pengese që mund të parashikojë në kushtet e dhëna.

 "Me pjesën e përparme të makinës ka goditur trupin e këmbësorit – fëmijë i lindur në vitin 2013, i cili si këmbësor ka qenë duke kaluar rrugën jashtë një vendkalimi të shënuar për këmbësorë. Nga lëndimet e marra në aksident trafiku fëmija ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente, ndërsa i dyshuari, pa i dhënë ndihmë personit të lënduar e ka lëshuar vendin", thuhet në njoftimin e PP-së.

Nga aty shtojnë se, duke i vlerësuar të gjitha rrethanat, prokurori publik kompetent i ka propozuar gjykatës që të dyshuarit t'i caktohet masa e arrestit shtëpiak, si dhe masa shtesë për konfiskimin e përkohshëm të dokumentit të udhëtimit apo të dokumentit tjetër për kalim të kufirit shtetëror, do me thënë ndalimi i dhënies së tij dhe heqja e përkohshme e patentës së shoferit, pra ndalimi i dhënies së saj. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR