• e martë, 26 nëntor 2024

Prokuroria ka ngritur procedurë për dhunë ndaj ekipit të gazetarëve të TV Alsat

Prokuroria ka ngritur procedurë për dhunë ndaj ekipit të gazetarëve të TV Alsat

 Shkup, 22 gusht 2023 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër personit që dje e sulmoi ekipin e gazetarëve të TV Alsat në Çarshinë e Shkupit.

Siç informojnë nga Prokuroria, personi dyshohet se ka kryer vepër penale – Dhunë nga neni 386 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. 

"53 vjeçari i dyshuar, më 21 gusht, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, fillimisht ka kërcënuar dhe fyer, ndërsa më pas edhe fizikisht ka sulmuar ekipin e televizionit Alsat.-M  Me grushta ka goditur kameramanin në kokë dhe trup, ndërsa tek dy gazetaret ka shkaktuar ndjenjë të ankthit dhe frikës. Në drejtim të zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit, me urdhër të prokurorit publik janë siguruar pamje nga videot e vëzhgimit nga objektet përreth”  qëndron në kumtesën e PP-së.  

 Shtojnë se prokurori publik gjykatësit të procedurës paraprake do t'i dorëzojë propozim për caktimin e masës së kujdesit - marrje të përkohshme të dokumentit të udhëtimit të të dyshuarit, si dhe ndalim  për realizimin e kontakteve me dëshmitarët dhe të dëmtuarin.

Televizioni Alsat dje raportoi e se ekipi i tyre është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës. Bëhet fjalë për gazetaret Era Gjakova dhe Sarah Hoxha të cilat ishin në terren së bashku me kameramanin. 

 "Personi i cili ka dyqan në afërsi, pa asnjë arsye apo rast me një send të mprehtë ka kërcënuar gazetarët dhe kameramanin. Më pas, pa asnjë arsye apo rast, personi ka sulmuar fizikisht kameramanin, duke i shkaktuar dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit", thonë nga TV Alsat.

Disa shoqata dhe institucione, përfshirë Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, sot e dënuan sulmin dhe kërkuan reagim nga institucionet. 

 Foto: Arkivi i MIA-s
 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR