• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prokuroria ka kryer rikualifikim për lëndën "Thesari", gjykimi anulohet për 24 nëntor

Prokuroria ka kryer rikualifikim për lëndën

Shkup, 10 nëntor 2023 (MIA) - Gjykimi për rastin "Thesari" u anulua për 24 nëntor, informojnë nga Gjykata themelore penale Shkup.

Në debatin e sotëm, siç informojnë nga Gjykata penale, prokurori publik ka kryer saktësimin e aktakuzës dhe rikualifikimin e veprës penale në pajtim me KP për një nga të akuzuarit, ndërsa mbrojtja ka kërkuar kjo të zbatohet edhe për të tjerët.

"Në gjykatën themelore Shkup sot është mbajtur debati kryesor për lëndën KOK nr. 214/22 nga Prokuroria, e shënuar si 'Thesari', ku prokurori kryesor, duke i marrë parasysh ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal ka kryer saktësimin e aktakuzës, si dhe rikualifikimin  e veprës penale nga neni 353 alineja 5 paragrafi 4, e në lidhje edhe me nenet tjera, pra në bazë të kësaj kërkoi për të akuzuarin N.S. të zbatohet Ligji më i butë dhe gjykata të marrë vendim adekuat në drejtim të ndryshimeve në KP. Mbrojtja megjithatë kërkoi nga gjykata që Ligji më i butë të zbatohet edhe për të akuzuarit tjerë, pa dallim të saktësimit të aktit, për çka gjykata e anuloi debatin për më 24.11.2023 në ora 09:00, për kur kërkoi edhe prokurori publik në mënyrë shtesë të prononcohet për propozimin e mbrojtjes", informojnë nga Gjykata penale.

Lënda "Thesari" ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve nga Buxheti i shtetit për furnizimin e pajisjes elektronike-komunikuese për nevojat e Drjtorisë së Pestë pranë DSK-së dhe trajnim për shfrytëzimin e saj nga ndërmarrja nga Britania e Madhe. Në "Thesari", i akuzuari i parë është ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si dhe ish shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, ish ndihmës-ministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq dhe ishe shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujovski. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR