• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për shkaktim të urrejtjes ndërnacionale për incidentet e djeshme me flamurin maqedonas

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për shkaktim të urrejtjes ndërnacionale për incidentet e djeshme me flamurin maqedonas

Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shkup inicoi procedurë kundër tre personave të rritur për veprën penale - Shkaktim i urrejtjes, përçarje apo mosdurim në baza nacionale, racore, fetare dhe baza të tjera diskriminuese nga neni 319 paragrafi 1 i Kodit penal, përderisa kundër një personi tjetër të mjitur do të zhvillohet procedurë e rregullt sipas Ligjit për drejtësi për fëmijët, informojnë nga Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Të dyshuarit, më 28.11.2024 rreth orës 20:00 deri në orën 23:00 në bulevardin 'Kërste Misirkov' në Shkup, pas përfundimit të manifestimit në sheshin Skënderbeu me rastin e ditës së flamurit shqiptar, me përqeshje të simboleve nacionale, përkatësisht djegies, shkatërrimit dhe grisjes së flamurit shtetëror, shkaktuan urrejtje, përçarje dhe mosdurim në bazë të përkatësisë etnike", thuhet në kumtesën e PPRMV-së.

Për të dyshuarit e moshës madhore, prokurori kompetent publik, i parashtroi gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata themelore penale Shkup propozim për caktim të masës së paraburgimit.

Paraprakisht, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Tposhkovski informoi se janë arrestuar tetë persona të cilët morën pjesë në incidentet e djeshme kur me rastin e festimit të Ditës së flamurit shqiptar u përdhos flamuri maqedonas. Toshkovski tha se katër prej tyre dyshohen në pajtim me nenin 319 të Kodit penal për të cilën vepër penale është caktuar dënim me burg prej minimum një viti.

Toshkovski theksoi se të gjithë janë persona të rinj, ndërsa njëri është i mitur. Njëri prej tyre është kapur se si e djeg flamurin maqedonas, ndërsa një tjetër e heq flamurin. Katër personat e tjerë janë arrestuar sepse kanë marrë pjesë në përleshje. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR