Prokuroria kërkon masa të kujdesit për kryetaren e KSHPK-së për lëndën "Aditiv"
- – Prokuroria Publike ka dorëzuar propozim për masa të kujdesit për kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, në kuadër të lëndës “Aditiv”.
- Post By Fitore Curri
- 16:34, 24 prill, 2025
Shkup, 24 prill 2025 (MIA) – Prokuroria Publike ka dorëzuar propozim për masa të kujdesit për kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, në kuadër të lëndës “Aditiv”.
Siç bëjnë të ditur nga Gjykata Themelore Penale Shkup, për momentin Dimitrovska gjendet në Gjykatë dhe duhet të nxirret para gjykatësit të procedurës paraprake. Nga aty paralajmërojnë informacione shtesë për vendim për propozimin.
Nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit thonë se në kuadër të lëndës “Aditiv” nga dëshmitë e grumbulluara është marrë Urdhër për zbatimin e hetimit për edhe tre persona. Nga aty nuk saktësuan emra.
Lënda “Aditiv” ka të bëjë me hetim për keqpërdorim të furnizimeve publike dhe pastrim parash lidhur me furnizimin e aditivëve për qymyr për nevojat e SHA EMV – Filiali KME Manastir dhe KME Osllomej. Akuzohen 31 persona fizikë dhe 5 persona juridikë.
Sipas prokurorisë, të dyshuarit kanë organizuar dhe kryer riregjistrimin e personave juridikë për të anashkaluar procedurat e furnizimit publik, duke u mundësuar kompanive të caktuara të marrin marrëveshje dhe të përfitojnë pasuri të konsiderueshme. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s