• e diel, 22 dhjetor 2024

Prokuroria kërkon masa kujdesi kundër 12 personave për shpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria kërkon masa kujdesi kundër 12 personave për shpërdorim të detyrës zyrtare

Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot njoftoi se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masave të kujdesit për 12 persona të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pa dhënë më shumë detaje se për cilin institucion bëhet fjalë.

"Duke vepruar sipas iniciativës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Prokurori publik kompetent ka ngritur aktakuzë kundër 12 personave për vepra penale - Shpërdorim të pozitës zyrtare dhe punë të papërgjegjshme. Për të dyshuarit në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit është dorëzuar propozim për caktimin e masave të kujdesit", thuhet në njoftimin e Prokurorisë publike.

Sipas një pjese të mediave, bëhet fjalë për 12 persona nga Agjencia për Rini dhe Sport mes të cilëve edhe drejtori i Agjencisë Naumçe Mojsovski në lidhje me rastin e ndarjes së mjeteve nga sistemi i vauçerëve. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR