• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prokuroria inicoi hetim për vrasjen e fëmijës dyvjeçar nga Kërçova

Prokuroria inicoi hetim për vrasjen e fëmijës dyvjeçar nga Kërçova

Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Prokuroria themelore publike nga Kërçova inicoi hetim për vrasjen e fëmijës dyvjeçar nga Kërçova, i cili ndërroi jetë nga lëndimet e marra, pasi që, sipas njohurive fillestare, ishte rrahur nga babai i tij. Për babanë e dyshuar kërkohet masa e paraburgimit.

"I dyshuari 29-vjeçar, më 18 dhjetor, gjatë ushtrimit të dhunës familjare, e ka privuar nhga jeta vajzën e toj të lindir në vitin 2022. Ai i ka shkaktuar disa goditje me duar dhe këmbë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore - kafkë të thyer, gjakderdhje në tru dhe dy brinjë të thyera. Nga lëndimet, fëmija ka ndërruar jetë më 8 janar, në Qendrën klinike "Nëna Terezë" në Shkup, informojnë nga Prokuroria publike.

Lidhur me rastin, nga Ministria e Shëndetësisë informuan se më 19 dhjetor në Qendrën urgjente në Spitlain e përgjithshëm në Kërçovë është pranuar pacientja dyvjeçare në gjendje kome, e cila në spital është sjellë nga nëna e saj. Për shkak të gjendjes kritike, pacietja e vogël është dërguar në Qendrën urgjente kirurgjike në Kompleksin klinik "Nëna Terezë", ndërsa më pas është zhvendpsur në Klinikën universitare për neurokorurgji, në Shkup.

"Edhe përkundër të gjitha angazhimeve të mjekëve, për fat të keq pacientja dyvjeçare iu nënshtrua plagëve të marra më 08.01.2024. Institucionet shëndetësore ku ishte pranuar dhe trajtuar pacientja, dokumentacionin e plotë për hospitalizimin dhe trajtimin, ua dorëzuan organeve kompetente hetuese", qëndron në informatën nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot informuan se babai me inicialet F.D. është arrestuar dje. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR