Prokuroria formoi lëndë sipas informacionit për deklaratën e Mickoskit se ai është përcjellë
- Prokuroria Publike tashmë ka formuar lëndë sipas informacionit në bazë të deklaratës së djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, në lidhje me informacionet që i ka nxjerrë në seancën parlamentare për pyetjet e deputetëve se pushteti i mëparshëm e ka përcjellë fizikisht atë atëherë si udhëheqës i partisë më të madhe opozitare, sepse gjoja ka qenë udhëheqës i formacionit paraushtarak.
- Post By Sara Ademi
- 19:49, 27 dhjetor, 2024
Shkup, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Prokuroria Publike tashmë ka formuar lëndë sipas informacionit në bazë të deklaratës së djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, në lidhje me informacionet që i ka nxjerrë në seancën parlamentare për pyetjet e deputetëve se pushteti i mëparshëm e ka përcjellë fizikisht atë atëherë si udhëheqës i partisë më të madhe opozitare, sepse gjoja ka qenë udhëheqës i formacionit paraushtarak.
"Prokuroria Publike tashmë ka formuar lëndë sipas informacionit në bazë të deklaratës së djeshme të Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të cilën Prokurori Publik i RMV-së tashmë e ka njoftuar Kryeministrin në takimin e sotëm. Lënda tashmë është dorëzuar në prokurorinë kompetente për të hetuar pretendimet", inforuan sot pasdite nga Prokuroria Publike.
Kryeministri Mickoski deklaroi sot në përgjigjen e pyetjes së gazetarit se këto shkrime, raporte ose dezinformats janë krijuar në fillim të vitit 2020, kur është vit zgjedhor.
"Imagjinoni, një nga agjencitë e sigurisë, për arsye legjitime nuk do të them se kush është, ka në dispozicion informacione të këtilla në të cilat unë frymëzoj, financoj dhe organizoj struktura të tilla të armatosura terroriste, e me këtë rast nuk e ka informuar Ministrinë e Brendshme. Dhe lind pyetja se pse nuk e ka informuar atë. Përgjigja është e qartë, sepse ishte periudha teknike dhe atëherë ministër teknik ishte z. Naqe Çulev, po flas në vitin 2020. Kjo ishte vetëm një mënyrë përmes montazhit të sigurohet mbulim fizik i liderit të partisë më të madhe politike në atë kohë – VMRO-DPMNE. Pjesa tjetër i mbetet prokurorisë, për të parë nëse ky zë do të arrijë deri te ata dhe nëse do të ndërmarrin masa", tha Mickoski. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s