• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Prokuroria e Tetovës ka dorëzuar ankesë ndaj aktvendimit për aksidentin ku humbi jetën Teodora

Prokuroria e Tetovës ka dorëzuar ankesë ndaj aktvendimit për aksidentin ku humbi jetën Teodora

Shkup, 17 prill 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore e Tetovës dorëzoi ankesë ndaj aktvendimit të Gjykatës Themelore në Tetovë të datës 7-të të këtij muaji ku i akuzuari M.P., i cili me automjet shkeli këmbësoren Teodora Ristovska, ndërsa u dënua me burg në kohëzgjatje prej dy vite, për shkak se konsideron se është shumë i butë në krahasim me peshën e veprës së kryer dhe shkallën e përgjegjsisë penale ndaj të akuzuarit.

"Prokuroria Themelore Publike në Tetovë inicoi ankesë ndaj aktvendimit të Gjykatës Themelore në Tetovë të datës 07.04.2025 ku i akuzuari M.P. u dënua – për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 4 në lidhje me nenin 297 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal dhe i është shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej dy vite. Ankesa është parashtruar për shkak të masës së sanksionit penal i cili sipas prokurorit është i butë në krahasim me peshën e veprës penale të kryer dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit", theksohet në kumtesën e sotme nga Prokuroria Themelore Publike.

Midis rrethanave për shkak të cilat prokuroria kërkon dënim më të rëndë janë edhe pasojat veçanërisht të rënda të aksidentit të komunikacionit, në të cilin këmbësorja Teodora Ristovska ka marrë lëndime të rënda trupore ku pastaj ka ndërruar jetë.

"PTHP e Tetovës ka marrë parasysh mendimin e Këshillit gjyqësor të shprehur në lidhje me këtë lëndë para se ai të përmbyllet ligjërisht. Megjithatë, duke pasur parasysh se Prokuroria publike në procedurën e mëparshme për këtë ngjarje në asnjë moment nuk është pajtuar me dënimin me dy vjet burg, prokurori publik kompetent mendon se ka ende hapësirë ​​për korrigjim të sanksionit", thonë nga Prokuroria publike republikane.

Përveç kësaj, besojnë, se interesi i përgjithshëm publik shkaktuar nga shpeshtësia e veprave penale të tilla si dukuri, tregon nevojën e forcimit të politikës ndëshkuese si mekanizëm preventiv, prandaj prokurori publik vendosi të shfrytëzojë mundësinë ligjore dhe të kërkojë nga Gjykata e Apelit të Gostivarit ndryshimin e dënimit në dënim më të lartë.

Në mënyrë shtesë, dhe familja e viktimës e cila në këtë fazë nuk ka të drejtë ankese, me shkrim i është drejtuar prokurorisë që të kërkojë që ta ankimojë aktvendimin. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR