Prokuroria e ndërpreu procedurën kundër të ndjerit Karadakoski, takim i kolegjit profesional të PP-së
- Prokuroria Themelore Publike Koçan e ndërpreu procedurën kundër Aleksandër Karadakoskit, i cili sot vdiq në Lituani, ku po trajtohej nga lëndimet e marra nga zjarri në diskotekën "Puls" të Koçanit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:34, 4 prill, 2025

Shkup, 4 prill 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Koçan e ndërpreu procedurën kundër Aleksandër Karadakoskit, i cili sot vdiq në Lituani, ku po trajtohej nga lëndimet e marra nga zjarri në diskotekën "Puls" të Koçanit.
"Duke qenë se viktima e 60-të e sotme nga zjarri katastrofik në Koçan është një person i cili paraprakisht ka qenë i përfshirë me urdhër për zbatimin e procedurës hetimore, në cilësinë e menaxherit të personit juridik, Prokuroria Themelore Publike Koçan pas grumbullimit të dokumentacionit zyrtar për shkkun e vdekjes do të lëshojë urdhër për ndërprerjen e procedurës hetimore për të" bëri të ditur sot Prokuroria Publike.
Me një minutë heshtje për nder të viktimave në trgjedinë në diskotekën "Puls" të Koçanit, ku numri i viktimave sot u rrit në 60, filloi mbledhja e sotme e kolegjiumit profesional të Prokutrorisë Publike në përbërje të zgjeruar.
"Ekipi i prokurorit që vepron në lëndën e Prokurorisë Themelore Publike Koçan për përcaktimin e përgjegjësisë penale për tragjedinë e njoftoi kolegjiumin me veprimet e deritanishme, me mënyrën dhe konceptin e hetimit dhe me aspektet profesionale të rastit që i ka parasysh gjatë hulumtimit", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Kolegjiumi i ekspertëve i Prokurorisë Publike, siç theksohet në njoftim, ka shprehur mbështetjen e plotë për punën e mëparshme të prokurorëve, të cilët aktualisht janë duke zhvilluar një procedurë të gjerë hetimore dhe parahetimore paralelisht me qëllim të zbardhjes së plotë të përgjegjësisë për këtë ngjarje.
Nga Prokuroria theksojnë se të gjitha kapacitetet e Prokurorisë Publike janë vënë në dispozicion të ekipit për përfundimin efikas të hetimit.
Foto: PPRM