• e enjte, 19 mars 2026

Prokuroria dorëzoi listë për tërheqjen e dëshmitarëve në rastin "Puls", gjykimi vazhdon më 25 mars

Prokuroria dorëzoi listë për tërheqjen e dëshmitarëve në rastin

Shkup, 19 mars 2026 (MIA) - Prokuroria sot ua dorëzoi të gjithë të pandehurve në rastin "Puls" listën e dëshmitarëve që propozon të tërhiqen nga procedura, sepse rrethanat janë vërtetuar përmes dëshmive të dëshmitarëve të tjerë. Të pandehurit duhet të deklarohen nëse e pranojnë tërheqjen e dëshmitarëve deri në seancën e ardhshme të caktuar për 25 mars të këtij viti.

Për seancën e ardhshme dëgjimore, Prokuroria propozon që të dëgjohen dëshmitarët Dragi Ilievski, Dejan Rashkov dhe Violeta Georgievska - të gjithë nga komuna e Koçanit.

Në seancën e sotme dëshmitari Zhivko Stavreski, ndihmës inspektori i përgjithshëm në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), deklaroi se deri në vitin 2020, inspektimet e rregullta nuk ishin planifikuar në komunat që nuk kanë inspektorë, dhe Koçani nuk ishte i mbuluar me inspektor për kontrolle dhe parandalim.

Zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan shpërtheu më 16 mars të vitit 2025, gjatë një shfaqjeje nga grupi DNA, dhe është një nga tragjeditë më të këqija në historinë e kohëve të fundit të vendit. Në të humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 të tjerë u lënduan.

Në seancën e ardhshme, procedura e provave do të vazhdojë me paraqitjen e dëshmitarëve me propozim të Prokurorisë, e cila përfaqësohet nga një ekip prej 15 prokurorësh publikë. sa/

Foto: MIA Arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR