Prokuroria do ta ankimojë aktvendimin për lirimin e babait të Vanjës, mbrojtja paralajmëroi ankesë për dënimet me burg të përjetshëm
- Prokuroria do ta ankimojë aktvendimin për lirimin e babait të Vanja Gjorçevskës, Aleksandar Gjorçevski, derisa avokatët e Velibor Manevit, Bore Videvskit, Vllatko Keshishevit dhe Lupço Palevskit, që këta të fundit u dënuan me burg të përjetshëm për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, paralajmëruan ankesë për aktvendimin. Prokuroria beson se ekzistojnë prova për fajësinë e Gjorçevskit, ndërsa avokatët e disa prej të dënuarve besojnë se aktvendimi është marrë pa prova.
- Post By Fami Bajrami
- 13:52, 25 qershor, 2025
Shkup, 25 qershor 2025 (MIA) - Prokuroria do ta ankimojë aktvendimin për lirimin e babait të Vanja Gjorçevskës, Aleksandar Gjorçevski, derisa avokatët e Velibor Manevit, Bore Videvskit, Vllatko Keshishevit dhe Lupço Palevskit, që këta të fundit u dënuan me burg të përjetshëm për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, paralajmëruan ankesë për aktvendimin. Prokuroria beson se ekzistojnë prova për fajësinë e Gjorçevskit, ndërsa avokatët e disa prej të dënuarve besojnë se aktvendimi është marrë pa prova.
Sipas prokurores Zhaklina Trajkovska dënimet e shqiptuara me burgim të përjetshëm për të akuzuarit janë dëshmi se drejtësia përsëri del në shesh.
"Dënimet me burgim të përjetshëm të shqiptuar ndaj të akuzuarve janë provë se asnjë vrasës nuk mund të mbetet i pazbuluar për kryerjen e krimeve të tilla të tmerrshme 'dhe pavarësisht vrasjes së planifikuar të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, të akuzuarit u zbuluan dhe morën dënimin e merituar me burg'. Kjo është provë se drejtësia përsëri del në shesh", tha ajo në deklaratën për media pas shpalljes së aktvendimit në Gjykatën Themelore Penale Shkup.
Prokurorja Ana Stojkoviq shtoi se sistemi i drejtësisë dërgoi mesazh se veprime të tilla nuk do të tolerohen.
"Familjet e viktimave sigurisht që nuk do të ishin të kënaqur me asnjë vendim, duke pasur parasysh atë që kanë humbur. Megjithatë, duke pasur parasysh faktin se sot katër të akuzuarit u dënuan me dënimin më të lartë me burg që në përputhje me ligjvënësin e Maqedonisë mund të shqiptohet, shpresoj se sistemi i drejtësisë dërgoi porosi se veprime të tilla nuk do të tolerohen dhe do të dënohen rëndë", tha prokurorja.
Në lidhje me lirimin nga aktvendimi për Aleksandar Gjorçevskin, Stojkoviq tha se do të paraqesin ankesë.

Pas lirimit të sotëm nga aktakuza për të akuzuarin Aleksandar Gjorçevski, mbrojtja e tij, avokati Vlladimir Tufegxhiq publikisht ka kritikuar hetimin, duke thënë se institucionet nuk u janë përgjigjur pyetjeve thelbësore lidhura me rastin, rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçevskës.
"Sot gjykata mori vendim ligjor, megjithatë ky vendim është në thelb bosh sepse nuk morëm përgjigjet e pyetjeve kryesore, pse ky fëmijë u rrëmbye dhe u vra, pse Aleksandri u insistua të ishte pjesë e kësaj procedure me çdo kusht edhe pse dihej që nga momenti i parë se nuk kishte asnjë provë kundër tij", deklaroi Tufegxhiq pas shpalljes së aktvendimit.
Ai potencoi se publiku ka të drejtë të dijë nëse përzierja e Gjorçevskit ishte përpjekje për të defokusuar nga ajo që duhej të ishte objekt i hetimit, përkatësisht pse institucionet dhe personat përgjegjës nuk e penguan ose parashikuan një plan serioz kriminal për rrëmbimin e njerëzve të cilët të akuzuarit e kishin zbatuar që nga viti 2022, në përputhje me deklaratën e të akuzuarit Velibor Manev.
Mendoj se është koha që Prokuroria publike dhe shefi i krimeve serioze Dejan Dimovski dhe Muzafer Kariqiq dhe të gjithë njerëzit që morën pjesë në hetimin kundër Aleksandrit të japin përgjigje. Duke përfshirë dhe Shërbimin për siguri shtetërore – pse nuk u zbuluan këta njerëz në kohë? Këto janë pyetje për të cilat publiku do përgjigje në mënyrë që të jemi të sigurt se nesër diçka e tillë nuk do t'i ndodhë një prindi tjetër që, Zoti na ruajt, do të humbas fëmijë dhe do të përfundojë në paraburgim", potencoi avokati.
Dënime me burgim të përjetshëm sot janë shqiptuar ndaj të akuzuarve Lupço Palevski, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishev për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski i cili u akuzua se ka dhënë informacione në lidhje me lëvizjet e vajzës së tij është liruar nga akuzat.
Në aktakuzë qëndron se personat e akuzuar së bashku planifikuan rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim ta detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski në Veles, madje sipas aktakuzës ishte me qëllim që ta detyronin atë t’ua jepte makinën e tij "Citroen" në mënyrë që ta përdornin për të rrëmbyer fëmijën në Shkup.
Minorenja Vanja dhe Pançe nga Velesi të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, më 3 dhjetor të vitit 2023 u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit. rq/
Foto/video: MIA