• e shtunë, 26 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Prokurori i shtetit Kocevski ka pranuar propozimin për shkarkimin e tij

Prokurori i shtetit Kocevski ka pranuar propozimin për shkarkimin e tij

 Shkup, 6 mars 2025 (MIA) - Prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski ka pranuar propozimin e Qeverisë për shkarkimin e tij dhe  do të prononcohet me shkrim në afatin e paraparë me ligj.

Siç bëjnë tëditur nga PPRMV, sot nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publikë është dorëzuar propozimin për shkarkimin e tij, të dorëzuar nga ana e  Qeverisë. Sipas afateve ligjore, Këshilli duhet të dërgojë mendim brenda 15 ditëve. 

 "Deri te prokurori publik i RMV-së sot nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publikë është dorëzuar propozim për shkarkimin e tij të parashtruar nga ana e Qeverisë.  Prokurori publik do ta shqyrtojë dhe do të deklarohet me shkrim brenda afatit të paraparë me ligj", thonë nga atje.

 Qeveria më 11 shkurt të vitit 2025 ka marrë vendim që të inicojë procedurë për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit Kocevski, i cili në këtë pozitë është zgjedhur një vit më parë, ndërsa  mandati i tij zgjat gjashtë vjet. 

 Ministria e Drejtësisë, duke vepruar pas përfundimit të seancës së 50-të të Qeverisë, përgatiti Propozim-mendim për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit.

"Në periudhën e kaluar kemi qenë dëshmitarë të një sërë skandalesh, dëmtim të funksionalitetit të Prokurorisë Publike, prishje të marrëdhënieve ndërnjerëzore, veprime të kundërligjshme dhe korrupsion, joefikasitet në ndjekjen penale dhe shkelje të parimeve të organizimit të Prokurorisë Publike dhe të pavarësisë në kryerjen e funksioneve të prokurorëve në Prokurorinë e Lartë Publike" u bë e ditur nga Ministria e Drejtësisë.  

 Prokurori Publik i Shtetit, siç theksojnë nga Ministria e Drejtësisë, ka vepruar në lëndët në të cilat, sipas dispozitave ligjore, ka pasur rrethana që kanë ngritur dyshime për paanshmërinë e tij, si dhe konflikt interesi,  ndërsa  rrethanat për të cilat është dashur t'i dijë dhe nga të cilat është dashur të përjashtohet.

 Prokurori republikan Kocevski i përgësnjeshtron pretendimin se ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme, duke theksuar se ka zbatuar ligjin dhe afatet në të. Ai  deklaroi se do të prononcohet pas propozimin për shkarkimin e tij  pasi Qeveria ta dorëzojë në Këshillin e Prokurorëve Publikë. Lidhur me kërkesën e kryeministrit Hristijan Mickoski për largim nga detyra, Kocevski tha se do të përgjigjet pasi të shohë arsyet e parapara me Ligjin për Prokurorinë Publike. Nëse vërtetohet se ka vërtet shkelje të rëndë disiplinore, ai tha se vetë do të tërhiqet nga funksioni. 

 Foto: Arkivi i MIA-s
 

QËNDRONI TË LIDHUR