Prokurori i ri shtetëror publik i cili duhet të zgjidhet së shpejti duhet të jetë mbrojtës i së drejtës, thotë Mickoski
- – Kryeministri Hristijan Mickoski pret që prokurori i ri shtetëror publik, i cili duhet të zgjidhet së shpejti, të jetë mbrojtës i së drejtës dhe drejtësisë, si dhe të gjitha lëndët të cilët u ruajtën në sirtarë t’i hetojë dhe nëse nuk ka dëshmi t’i mbyllë, ndërsa nëse ka të formojë lëndë dhe t’i dorëzojë në gjykatë.
- Post By Fitore Curri
- 12:33, 4 shkurt, 2026
Shkup, 4 shkurt 2026 (MIA) – Kryeministri Hristijan Mickoski pret që prokurori i ri shtetëror publik, i cili duhet të zgjidhet së shpejti, të jetë mbrojtës i së drejtës dhe drejtësisë, si dhe të gjitha lëndët të cilët u ruajtën në sirtarë t’i hetojë dhe nëse nuk ka dëshmi t’i mbyllë, ndërsa nëse ka të formojë lëndë dhe t’i dorëzojë në gjykatë.
“Gjëja e parë që duhet të bëjë është të nxjerrë të gjitha dokumentet dhe rastet që mbaheshin në sirtarë dhe t'i hetojë. Kur nuk ka vepra dhe dëshmi, t'i mbyllë, dhe ku ka vepra dhe dëshmi, të formojë lëndë dhe t'ia dorëzojë gjykatës. Pastaj gjykata duhet të vendosë nëse do të fillojë apo jo procedura ligjore. Pres që ai të jetë mbrojtës i drejtësisë, të jetë gjenerator i drejtësisë”, tha Mickoski në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve pasi vendosi lule në varrin e Goce Dellçevit me rastin e 154-vjetorit të lindjes së tij.
Qeveria dje në mbledhje solli konkluzion në lidhje me pesë kandidatët për prokuror publik dhe në përputhje me dispozitat ligjore do t’i dorëzojë në Këshillin e Prokurorëve Publikë.
Kuvendi e informoi Qeverinë për përfundimin e konkursit për prokuror publik. E dorëzoi listën me pesë kandidatët. Qeveria miratoi konkluzion në përputhje me dispozitat ligjore që i ka në dispozicion, t'ia paraqesë ato Këshillit të Prokurorëve Publikë, i cili ka afat prej 15 ditësh për t'iu përgjigjur Qeverisë, përkatësisht për të dërguar mendim.
Pas përfundimit të të gjitha procedurave formale ligjore, do t'i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve Publikë në ditët në vijim.
Nga shërbimi për shtyp i Kuvendit nuk i zbuluan emrat e kandidatëve, por siç konfirmuan vetë disa nga aplikantët, ata janë u.d. prokurorja publike shtetërore Anita Topolova-Isajlovska, prokurorja Lençe Ristovska, gjykatësi nga Gjykata Penale, Nenad Savevski, ish kryetari i Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski dhe prokurorja nga Prokuroria e Shkupit, Lidia Raiçeviq.
Në vend të Lupço Kocevskit, i cili dha dorëheqje të parevokueshme në dhjetor të vitit të kaluar, u emërua prokurorja Topolova-Isajlovska si u.d. prokurore publike shtetërore, e cila ishte kandidatja e vetme, por nuk mund ta mbajë këtë pozicion për më shumë se gjashtë muaj.
Procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri publik të shtetit filloi me shpalljen e publikuar nga Kuvendi më 12 janar të këtij viti, me afat për aplikime prej 15 ditësh nga data e publikimit në "Gazetën Zyrtare". Kandidatët duhet të kenë të paktën 10 vjet përvojë pune të pandërprerë si prokurorë publikë ose gjykatës në fushën e së drejtës penale
Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, kandidaturat e pranuara ridërgohen në Qeveri. Pas paraqitjes, Qeveria kërkon mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publikë për të gjithë kandidatët. Këshilli është i detyruar të dorëzojë mendime të sqaruara në afat prej 15 ditëve. Nëse Këshilli nuk jep mendim pozitiv për asnjë nga kandidatët e paraqitur, Qeveria nuk mund të përcaktojë propozim dhe i propozon Kuvendit shpalljen e konkursit të ri. Me 61 vota të deputetëve do të duhet të zgjidhet prokurori i ri shtetëror publik. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s