Prokurori Cvetanovski kthehet në punë, lënda për Hajrullahin shfuqizohet
- Prokurori Jovan Cvetanovski kthehet në detyrën e tij, pasi Këshilli i prokurorëve publik unanimisht ia hoqi suspendimin dhe vendosi ta kthejë çështjen në rishqyrtim. Në të njëjtën seancë, Këshilli ndërpreu lëndën disiplinore kundër ish prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi, sepse ai më parë kishte paraqitur kërkesë për pushim nga detyra.
- Post By Fami Bajrami
- 13:24, 30 mars, 2026
Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Prokurori Jovan Cvetanovski kthehet në detyrën e tij, pasi Këshilli i prokurorëve publik unanimisht ia hoqi suspendimin dhe vendosi ta kthejë çështjen në rishqyrtim. Në të njëjtën seancë, Këshilli ndërpreu lëndën disiplinore kundër ish prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi, sepse ai më parë kishte paraqitur kërkesë për pushim nga detyra.
Në një deklaratë për media pas seancës, kryetari i KPPRM, Bashkim Besimi, deklaroi se e kanë shqyrtuar vendimin dhe ankesat dhe kanë konstatuar se ka lëshime në Komisionin e shkallës së parë në rastin Cvetanovski.
"Si Këshill, ne nuk mund t’i korrigjojmë këto lëshime, sepse kompetencat tona nuk e lejojnë. Prandaj, po e kthejmë lëndën në udhëzime konkrete dhe më pas Komisioni do të marrë vendim të ri. Nëse ka përsëri ankesë ose pasi të merret vendimi, do të veprojmë në përputhje me rrethanat", tha ai.
Lidhur me heqjen e vendimit të suspendimit, ai sqaroi se sipas tij, prokurori kthehet në punë.
"Arsyet për këtë vendim janë vetë fakti se në vendim ka pasur shumë lëshime. Kjo krijon bazë që prokurori publik të kthehet në punë. Si Këshill e kemi konstatuar këtë dhe për këtë arsye vendosëm ta heqim suspendimin. Me këtë vendim, prokurori kthehet në detyrën e tij", tha Besimi për prokurorin Cvetanovski.
Jovan Cvetanovski ka qenë prokuror publik në Prokurorinë e lartë publike në Shkup. Ai u bë i njohur për rolin e tij në rastin e bonuseve të paguara në ish Prokurorinë Speciale Publike (PSP). Cvetanovski u suspendua dhe arsyeja ishte vendimi i tij në lidhje me atë rast. Ai tha se suspendimi ka qenë rezultat i presionit dhe një përpjekjeje për ta diskredituar atë, sepse ai refuzoi të merrte një "vendim të paligjshëm" për bonuset. Në opinion ai doli me deklaratë se ishte nën presion nga prokurorë të tjerë dhe se suspendimi ka qenë i motivuar politikisht.
Hajrullahi u suspendua pasi Prokuroria Themelore Publike e Shtipit ngriti aktakuzë për pesë vepra penale të "keqtrajtimit gjatë kryerjes së detyrës" dhe një për "keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar", bazuar në akuzat se në periudhën nga shtatori 2023 deri në tetor 2024, ai ka përdorë autoritetin hierarkik për të abuzuar dhe kërcënuar vazhdimisht psikikisht pesë punonjëse duke u përpjekur dhe detyrojë të nënshkruajnë deklarata se janë manipuluar.
Foto: arkivi i MIA-s