• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prokuroret Vilma Ruskovska, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifoska u dëgjuan për masën disiplinore

Prokuroret Vilma Ruskovska, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifoska u dëgjuan për masën disiplinore

Shkup, 3 mars 2023 (MIA) - Prokuroret Vilma Ruskovska, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifoska sot janë dëgjuar në kuadër të procedurës disiplinore të iniciuar ndaj tyre, ndërsa lidhur me kontrollet në Drejtorinë e Policisë Financiare.

Ata janë dëgjuar në ambientet e Prokurorisë Publike para Komisionit për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore. Prokuroret i kanë dhënë deklaratat e tyre dhe janë paraqitur të gjitha provat në procedurë.

Anëtari i komisionit që është raportues i rastit tani duhet të përgatisë raport pas përfundimit të procedurës me propozim.

Është suspenduar ish-udhëheqësja e Prokurorisë për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ( PTHP NJKOK), Vilma Ruskovska, ndërsa paralelisht po zhvillohet hetim ndaj tre prokurorëve pas kallëzimit penal të ish-drejtorit të Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi.

Propozimin për fillimin e procedurës disiplinore e ka dhënë prokurori republikan Lubomir Joveski, i cili shtesë e suspendoi Ruskovskën edhe nga puna.

Kontrolli në Drejtorinë për Policinë Financiare nga PTHP NJKOK është kryer më 18 korrik të vitit të kaluar.

Foto; MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR