• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prokurorët publikë Haxhi Vasileva dhe Azizi janë dërguar PTHPNKOK, është caktuar zyrë për prokuroren publike për lidhje me Eurodrejtësinë në PPRMV-së, Ristoska

Prokurorët publikë Haxhi Vasileva dhe Azizi janë dërguar PTHPNKOK, është caktuar zyrë për prokuroren publike për lidhje me Eurodrejtësinë në PPRMV-së, Ristoska

Shkup, 19 shkurt 2024 (MIA) - Prokurorët publikë Iskra Haxhi Vasileva dhe Faton Azizi nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, me vendim të prokurorit themelor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dërgohen në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Siç njoftuan sot nga  Prokuroria Themelore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dërgimi kryhet  me qëllim përforcimin e kapaciteteve  për luftë efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si një nga prioritetet në programin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski.

Ai sot ka realizuar takim me Haxhi Vasilevën dhe Azizin, si dhe me prokurorët themelorë publik të PTHP Shkup dhe të PTHPNKOK, Gavril Bubeski dhe Islam Abazi, me ç'rast e ka përshëndetur bashkëpunimin e shkëlqyer  mes këtyre dy prokurorive, e cila kontribuon për ndjekje më efikase penale.

"Prokurorët publikë Haxhi Vasileva dhe Azizi, me autorizim të Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojnë të përfaqësosjnë një pjesë të lëndëve rreth të cilave kanë vepruar deri më tani, theksohet në kumtesë.

Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Koceski edhe sot është takuar edhe me prokurorin e emëruar publik për lidhje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Eurodrejtësinë, Lençe Ristoska.

Në takim është diskutuar për gjendjen aktuale dhe sfidat në funksionimin e zyrës ndërlidhëse, me theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në kohë dhe të shpejtë në procedurën penale. Duke marrë parasysh rrethanën se prokurori epror i menjëhershëm i prokurorit ndërlidhës është prokurori i shtetit, shtohet në deklaratë, prokurorit i është caktuar edhe një zyrë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. mb/

Foto: Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR