• e premte, 05 dhjetor 2025

Prokurorët nga rasti "Onkologjia" në takim me përfaqësues të pacientëve: Në dosjet e 47 pacientëve janë zbuluar mjekime të konfirmuara joadekuate

Prokurorët nga rasti

Shkup, 26 maj 2025 (MIA) - Prokurori themelor publik i Prokurorisë themelore publike Shkup, Gavill Bubevski dhe prokurorja kompetente publike në lëndën "Onkologjia", Ana Gogovska - Jakimovska sot realizuan takim me Ana Marjanoviq dhe Angelika Koleva, përfaqësuese të organizatës joformale e cila i prëfaqëson pacientët onkologjik, me qëllim që t'i informojnë për hollësitë nga aktakuzat e parashtruara kundër mjekëve nga Klinika për radioterapi dhe onkologji për mjekim të papërgjegjshëm të pacientëve.

Siç ceket në kumtesën e Prokurorisë, përfaqësuesit e organizatës u informuan se gjatë hetimit janë shqyrtuar dosjet mjekësore të të gjithë pacientëve të onkologjisë të cilët kanë pranuar terapi biologjike për periudhë prej pesë viteve - prej 01.01.2018 deir në fund të 31.12.2022, me ç'rast këshilltarët teknik të hetimit i kanë dnarë historitë me dyshime të caktuara për mënyrën e trajtimit.

Në takimin e sotëm, prokurorët publik i informuan përfaqësuesit e pacientëve se në disa ditët në vijim porkuroria do t'i kontaktojë pacientët tek të cilët ekspertizat konstatuan lëshime gjatë mjekimit apo prëfaqësuesit e tyre ligjor me qëllim t'i informojë dhe t'ua tregojë të drejtat e tyre si palë e dëmtuar.

Duke pasur parasysh atë që me këtë lëndë hetohej dhe erdhi deri te dyshimi i bazuar për shkelje të së drejtës së garantuar kushtetuese të mbrojtjes shëndetësore, Prokuroria themelore publike Shkup gjatë tërë procedurës u kujdes të sigurojë transparencë maksimale dhe llogaridhënie posaçërisht në raport me pacientët, theksojnë nga prokuroria.

Prokuroria themelore publike më 22 maj parashtroi dy akuza për rastin "Onkologjia". E para ka të bëjë me keqprëdorime financiare, ndërsa e dyta me trajtimin e pacientëve.

Ana Gogovska-Jakimovska, prokurore në rastin "Onkologjia", atëherë arsyetoi se aktakuza e parë ka të bëjë me punën ekonomike të klinikës dhe prëfshin dy persona.
Ish-drejtori i Klinikës për onkologji, Nino Vasev është i akuzuar se ka përfituar dobi pronësore prej 13 milionë denarëve me përvetësimin e një pjese të barërave.
Aktakuza e dytë ka të bëjë me trajtimin e pacientëve. Përfshin katër mjekë onkologë. I akuzuar i parë është ish-drejtori i Klinikës, ngarkohet se ka kryer vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve dhe për mjekim të pandërgjegjshëm të të sëmurëve. Të tjerët ngarkohen për mjekim të pandërgjegjshëm të të sëmurëve.

Ndërkohë, Vasev dhe Nuhiu, me vendim të Gjykatës penale morën arrest shtëpiak për çka Prokuroria themelore publike parashtroi ankesë. ab/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR