• e premte, 05 dhjetor 2025

Prokurorët akuzojnë sulmuesin nga Vankuveri për vrasje

Prokurorët akuzojnë sulmuesin nga Vankuveri për vrasje

Otavë, 28 prill 2025 (MIA) - Policia e Kanadasë kumtoi se një burrë nga Vankuveri është akuzuar për tetë vrasje të shkallës së dytë, pasi me një xhip është përplasur në njerëz në festivalin e komunitetit filipinas të shtunën në mbrëmje, pas çka la të vrarë 11 persona, ndërsa dhjetëra u lënduan, publikoi televizioni kanadez Si-Bi-Si.

Policia kumtoi se nuk ishte në dijeni për ndonjë kërcënimi konkret kundër festivalit "Lapu-Lapu", i cili është emëruar sipas një luftëtari autokton filipinas, i cili luftoi kundër kolonizimit spanjoll në shekullin e 16-të.

Sipas forcave policore, ngjarja nuk ishte akt terrorist. Viktimat ishin të moshave nga pesë deri 65 vjeç.

I akuzuari tridhjetë vjeçar Kai-Xhi Adam Lo dje u paraqit shkurtë në gjykatë. Ai nuk kërkoi lirim me kusht dhe do të qëndrojë në paraburgim deri në paraqitjen e tij të radhës, të caktuar për 26 maj në Gjykatën e Qarkut të Vankuverit. Pritet që kundër tij të ngriten më shumë akuza.

Kai-Xhi Adam Lo ka pasur dhjetëra kontakte me policinë në lidhje me përkeqësimin e shëndetit të tij mendor. Vëllai i tij u vra vitin e kaluar, ndërsa nëna e tij më vonë tentoi të vetëvritet, raportojnë mediat. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR