Projekti Parku me erë në Bogdanc me vlerë prej 37,6 milionë euro hyn në fazën përfundimtare të realizimit
- SHA EMV (Elektranat e Maqedonisë së Veriut) dhe Siemens Gamesa Renewable Energy (SGRE) sot nënshkruan marrëveshje kyçe për realizimin e projektit Parku me erë Bogdanc - faza e dytë. Ky partneritet strategjik do ta rrisë kapacitetin e energjisë së rinovueshme dhe do ta përforcojë pavarësinë energjetike të shtetit. Zgjerimi i parkut me erë paraqet një investim të rëndësishëm në infrastrukturën energjetike të burimeve të rinovueshme të energjisë në Maqedoni, kumtoi SHA EMV.
- Post By Sara Ademi
- 14:38, 28 maj, 2025
Shkup, 28 maj 2025 (MIA) - SHA EMV (Elektranat e Maqedonisë së Veriut) dhe Siemens Gamesa Renewable Energy (SGRE) sot nënshkruan marrëveshje kyçe për realizimin e projektit Parku me erë Bogdanc - faza e dytë. Ky partneritet strategjik do ta rrisë kapacitetin e energjisë së rinovueshme dhe do ta përforcojë pavarësinë energjetike të shtetit. Zgjerimi i parkut me erë paraqet një investim të rëndësishëm në infrastrukturën energjetike të burimeve të rinovueshme të energjisë në Maqedoni, kumtoi SHA EMV.
Korniza e përgjithshme financiare arrin 37,6 milionë euro. Kjo shumë është siguruar përmes kombinimit të një huaje të volitshme prej KfW Bankës Zhvillimore (25,7 milionë euro), grant nga BE-ja përmes Fondit Kornizë Investues për Ballkanin Perëndimor (WBIF) (afërsisht 8,9 milionë euro) dhe mjete personale të SHA EMV në vlerë prej 3 milionë euro.
Marrëveshjet u nënshkrua nga Lazo Uzunçev, drejtor i përgjithshëm i SHA EMV dhe Stjepan Çerkez nga zyra vjenase e SGRE, ndërsa morën pjesë ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska dhe amabsadorja e Gjermanisë Petra Dreksler.

Ministrja Bozhinovska tha se "ky projekt paraqet një simbol të fuqishëm për atë se çka mund të arrihet përmes partneritetit strategjik, besimit dhe vizionit të përbashkët për një të ardhme më të gjelbër dhe më rezistente".
"Ajo e theksoi përkushtimin tonë kombëtar drejt përshpejtimit të tranzicionit energjetik, rritjes së kapaciteteve për energji të rinovueshme dhe përforcim të pavarësisë energjetike të vendit tonë", vlerësoi Bozhinovska.
Ambasadorja gjermane Dreksler tha se Gjermania, BE-ja dhe Maqedonia e Veriut janë të bashkuara për një të ardhme energjetike të qëndrueshme dhe neutrale ndaj karbonit.
"Zgjerimi i parkut me erë Bogdanc në bashkëpunim mes bankës zhvillimore gjermane KfV, BE VBIF dhe EMV është edhe një lustrim i partneritetit tonë të fortë të vazhdueshëm. Energjia me erë ndahet si një nga burimet më të shpeshta energjetike për shkak të punës së saj zero emisione dhe funksionit të ulët të karbonit gjatë gjithë ciklit jetësor", tha Dreksler.

Shtefen Hudolin, udhëheqës i sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së në Maqedoninë e Veriut, tha se Bashkimi Evropian me mbështetjen e saj financiare dhe institucionale i shndërron sfidat e sotme energjetike në arritje të ardhshme të energjisë së pastër.
"Investimi në BVIF në fazën e 2 të parkut me erë Bogdanc, me grant prej 9 milionë euro, është dëshmi për përpjekjen afatgjate dhe partneritetin, si me KfV ashtu edhe me Qeverinë, duke e mbështetur Maqedoninë e Veriut në përshpejtimin e tranzicionit të saj të gjelbër energjetik. Ky është një model i partneritetit të suksesshëm në kuadër të Marrëveshjes së gjelbër, ndërsa zgjerimi paraqet një hap të rëndësishëm në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt dekarbonizimit të energjisë dhe rezistencës klimatike rajonale", tha Hudolin.
Drejtori i përgjithshëm i SHA EMV Lazo Uzunçev tha se në pajtim me kornizën kohore të konfirmuar të projektit, aktivitetet përgatitore në terren dhe ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme për pranim, montim dhe përfshirjen e turbinave me erë ndaj rrjetit elektroenergjetik do të fillojnë këtë verë. Ky proces duhet të përfundojë për 13 muaj, pas së cilës do të fillojë faza përfundimtare e montimit të turbinave me erë, e cila pritet të përfundojë gjatë verës së vitit 2027.

Pablo Obrador, udhëheqës i Departamentit Energjetik pranë KfV, tha se energjia e erës është e pazëvendësueshme në miksin bashkëkohor energjetik. Ajo ofron një rrugë drejt ajrit më të pastër, emisione të zvogëluara të gazrave të qelqta, pavarësisë energjetike, rritjes ekonomike dhe qëndrueshmërisë afatgjate. Nga viti 2014, parku me erë Boganc u bë shembull se energjia nga era mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në përpjekjet për tranzicion të gjelbër dhe karbon neutral", tha Obrador.
Stjepan Çerkez, SGRE - Udhëheqës i shitjes për Evropën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Turqinë, sërish shprehu mirënjohje për Qeverinë, SHA EMV dhe KfV për besimin e dhënë dhe njoftoi se pas fazës së parë të suksesshme të realizuar nga projekti për Parkun me erë Bogdanc, me përkushtim të barabartë dhe sukses do ta përfundojnë edhe fazën e dytë.
Faza e dytë parasheh ndërtimin e katër turbinave me erë, secila me kapacitet prej 3,4 MW. Ky zgjerim dukshëm do ta ulë varësinë e importit të energjisë elektrike dhe do ta përforcojë stabilitetin e sistemit energjetik në vend. Ky investim do ta rrisë kapacitetin e instaluar të parkut me erë për 15 MW shtesë, me prodhimtari vjetore të pritur prej 46 GWh energji elektrike - që është e mjaftueshme për t'i plotësuar nevojat e rreth 6.000 amvisërive. Gjithsej ,mbi 22.000 amvisëri do të marrin furnizim më të sigurt dhe të qëndrueshëm të furnizimit me energji elektrike. sa/
Foto: SHA EMV