• e hënë, 23 dhjetor 2024

Projekti i UNDP-së “Mbështetje nga BE-ja për ndërtimin e besimit në Ballkanit Perëndimor” prezantohet në Ministrinë e Drejtësisë

Projekti i UNDP-së “Mbështetje nga BE-ja për ndërtimin e besimit në Ballkanit Perëndimor” prezantohet në Ministrinë e Drejtësisë

Shkup, 6 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga u informua nga Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorian për projektin rajonal “Mbështetje nga BE-ja për ndërtimin e besimit në Ballkanin Perëndimor” i cili financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa zbatohet nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. 

 Siç infprmojnë nga Ministria, projekti ka nisur më 1 janar 2023 dhe do të zgjasë katër vjet. Me këtë projekt sigurohet  ekspertizë dhe mbështetje për gjyqësorin dhe organeve të ndjekjes në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Kosovë. 

 "Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, projekti fokusohet në forcimin e kapaciteteve të organeve gjyqësore dhe në aktivitetet për ngritjen e vetëdijes për ballafaqimin me recidivët nga konfliktet dhe promovimin e pajtimit përmes ri-grantimit  të organizatave civile", thonë nga MD-ja.

 Në takim u diskutua edhe për Strategjinë për zhvillimin e gjyqësorit 2023-2027, agjendën legjislative dhe situatën në burgje.

 Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR