• e mërkurë, 03 korrik 2024

Projeksione të "Ja, edhe unë vallëzoj", "Vika!", "Vendi në fokus - Danimarka" dhe "Përkundër erës" sonte në kuadër të "MakeDoks"

Projeksione të

Shkup, 24 gusht 2023 (MIA) - Katër realizime dokumentare në lokacione në Kurshumli-Han, Suli-Han dhe në platonë para Muzeut të Maqedonisë në Shkup do të shfaqen sonte në kuadër të edicionit të 14-të të Festivalit të filmit kreativ dokumentar "MakeDoks".

Në programin në Kurshumli-Han janë dokumentari i shkurtë "Ja, edhe unë vallëzoj" i Mohamad Valizadegan, rrëfimi i të cilit flet për vallëzimin si mënyrë e të vetëshprehurit, por edhe për ndalesat për vallëzim në Republikën islamike të Iranit, përderisa filmi dokumentar i metrazhit të gjatë "Vika!" i Agnjeshka Cifka e rrëfen jetën e 84-vjeçares karizmatike dhe kolorite, digjej Vika, e cila është yll i vërtetë i klubeve të natës në Varshavë.

Siç është paralajmëruar, në Suli-Han do të shfaqet filmi i fundit nga programi "Vendi në fokus - Danimarka". BËhet fjalë për film dokumentar të metrazhit të gjatë "Muzikë për pëllumba të zinj" i Andreas Kofud dhe Jurgen let, të cilët i hapin çështjet nëse është e mundur emocionet e muzikës të barten me fjalë.

Në platonë para Muzeut të Maqedonisë, reprizë do të shfaqet filmi dokumentar "përkundër erës" i regjosores indiane Sarvink Kaur, ku montues të filmit janë Atanas Georgiev dhe Bllagoja Nedellkovski, ndërsa kompozitor i muzikës është Igor Vasilev - Novogradska.

Nës esionin e fundit të edicionit të sivjetmë të "Biseda nën fik", të cilat do të mbahen prej orës 18:00 në Kurshumli-Han, do të marrin pjesë anëtarë të komisioneve të cilët vendosën për çmimet e festivalit.

Edicioni i sivjetmë i "MakeDoks" me moton #preje (#cutit) mbahet prej 17 deri më 24 gusht me fokus tematik të montimit të filmit dokumentar. Në festival u shfaqën 75 realizime filmike dhe morën pjesë mbi 100 mysafirë dhe autorë filmik nga jashtë.

Këtë vit festivali "MakeDoks" është mbështetur nga Agjencia për film e Maqedonisë së Veriut, Programi MEDIA e "Evropës Kreative", Fondacioni nacional për demokraci nga Uashongtoni, Ministria e Kulturës, Instituti "Junus Emre" - Shkup, Ambasada Çeke në Shkup, Qendra kulturore çeke në Sofje, Ambasada e Mbretërisë së Spanjës, Instituti francez, Qendra kulturore greke, Qendra filmike daneze, MEDIA desk MK, Shoqata dokumentare e Evropës, "Vardar Film", Qendra kulturore rinore, Muzeu i RMV-së, Muzeu arkeologjik, Fakulteti për arte figurative pranë UCM, Galeria nacionale e RMV-së, taksi "Global". ab/

Foto/ "Make Doks"

QËNDRONI TË LIDHUR