• e enjte, 17 korrik 2025

Program i pasur për shënimin e Ditës së Liqenit të Ohrit

Program i pasur për shënimin e Ditës së Liqenit të Ohrit

Ohër, 19 qershor 2025 (MIA) – Me një varg të ngjarjeve me përmbajtje edukative, kulturore si dhe argëtuese në dy ditët e ardhshme do të shënohet 21 Qershori – Dita e Liqenit të Ohrit. 

Ngjarjet fillojnë nesër në orën 13, në sheshin Porta e poshtme, me performancën e Daniel Joveskit që do të mbahet në kuadër të festivalit „Balkan Music Square“ i cili pas një pauze të shkurtër përsëri kthehet në skenën në Ohër. 

Në vetë Ditën e Liqenit – 21 Qershori janë shumë përmbajtje të cilat fillojnë në orën 10 te përmendorja “Kapësi i kryqit” ku do të mbahet prezantim i pajisjes zhytëse, ndërsa në orën 13 në plazhet Kaneo dhe Labino do të mbahet aksioni ekologjik “Super pastrim”. 

Njëkohësisht para plazhit “Gorica 1” do të mbahet defile e varkave me vela, përderisa gjithashtu prej orës 10 në Bibliotekën e Qytetit do të ketë lexim poetik të poetëve nga qytetet buzë liqenit Ohër, Strugë dhe Pogradec. 

Me rastin e Ditës së Liqenit do të mbahet edhe panel diskutim për ndryshimet klimatike dhe shëtitje edukative me anije në vendbanimet ujore. 

Është paraparë shëtitje përgjatë Ohrit dhe Strugës, si dhe vizitë e dhomës përkujtimore të kazermës së dikurshme të Ohrit. 

Festimet do të përmbyllen me ditën e dytë të festivalit “Balkan Music Square“ dhe koncertit të artistëve Damjan Pejçinoski, Nikollçe Milevski, Lubojna dhe mysafirja nga Shqipëria Alba Daljani. Hepeningu muzikor është paraparë prej orës 13 deri në orën 16 te Porta e poshtme. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR