• e premte, 05 dhjetor 2025

Prof.dr. Venera Kërliu është zgjedhur rektore e re e Kolexhit amerikan në Shkup

Prof.dr. Venera Kërliu është zgjedhur rektore e re e Kolexhit amerikan në Shkup

Shkup, 18 qershor 2025 (MIA) - Universiteti Amerikan Kolexh Shkup (UAKS) u bë me rektore të re. Pas zgjedhjeve të zhvilluara në të gjitha njësitë akademike të universitetit, rektore është zgjedhur prof.dr. Venera Kërliu, e cila e merr këtë pozitë kyçe me mandat nga 1 tetori i vitit 2025. 

Me këtë zgjedhje, siç bëhet e ditur në kumtesë e universitetit, UAKS paralajmëron fillim të fazës së re të zhvillimit, e përqendruar në arsim cilësor, fuqizim të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancim të kapaciteteve hulumtuese. 

Në deklaratën e saj të parë pas zgjedhjes, prof.dr. Venera Kërliu shprehu mirënjohje për besimin dhe theksoi se mandatin e ri e sheh si mundësi të përbashkët që të vazhdohet me ndërtimin e vlerave për të cilat njihet UAKS. 

“Jam thellësisht mirënjohëse për besimin. Këtë mandat e shoh jo vetëm si sukses individual, por si mundësi e përbashkët që të vazhdojmë të ndërtojmë universitet i cili kultivon dhe zhvillon transparencë, inovacion dhe para së gjithash, njerëz”, deklaroi prof. Kërliu.

Njëherësh, rektorja e re theksoi se UAKS në periudhën e ardhshme do të përqendrohet në tre shtyllat kryesore: studentë dhe arsim cilësor, zhvillim të kapaciteteve akademike dhe hulumtuese, por edhe në avancimin e kulturës së korporatës. 

Mandati i rektorit i prof.dr. Marjan Bojaxhiev, i cili përfundon më 1 tetor të vitit 2025, do të vazhdojë të realizohet deri në fund të periudhës së paraparë. Universiteti i shpreh mirënjohje të sinqertë udhëheqësisë së tij gjatë viteve të kaluara. 

Në vitin kur UAKS feston 20-vjetorin e ekzistimit, ky tranzicion është përkujtues i pjekurisë së institucionit, i cili vazhdon të zhvillohet me vizion të qartë. Mandati i ri i rektorit simbolizon vazhdimësi në vlera, por edhe freski në qasje – me fokus në kreativitet, etikë dhe kulturë ekipore. UAKS mbetet e përkushtuar në atë që të jetë më shumë se institucion arsimor – të jetë universitet ku njerëzit janë në vendin e parë. fc/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR