• e hënë, 23 dhjetor 2024

Produksioni turk "Jurta" dhe filmi izraelit "Qyteti" janë shpallur si filmat më të mirë në edicionin e 23-të të "Sinedejs"

Produksioni turk

Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Me projeksion të filmit "Lumturi e papritur" në regji të Vudi Alen dhe me ndarje të çmimeve për realizimet më të mira mbrëmë është mbyllur Festivali ndërkombëtar i firlmit evropian - Sinedejs (Cinedays). Çmimi "Ylli i artë" ose filmi më i mirë është për "Qytetin" në regji të Amit Ulman.

Siç informoi Qendra kulturore rinore (QKR), çmimin e ka ndarë juria në përbërje të Gorjan Atanasov dhe TV montazhist Ivica Dimitrijeviq, aktor dhe regjisor, Mina Gjukiq, regjisore, Rohan Beri Krikmar, producent filmi dhe përzgjedhës i festivalit dhe Gentian Koçi, regjisor.   

Çmimi "Ylli i argjendtë" për regjinë më të mirë shkon për regjisorin e ri izraelit Noa Debre dhe filmin e tij "Hebraikët e fundit" për, siç theksohet stilin e tij të pazakontë dhe bazik të filmit, ndërsa tregon historinë e nuancuar dhe ndonjëherë qesharake të të riut Ruben Belisha.

Çmimi i tretë "Ylli blu", ose çmimi i skenarit më të mirë, shkoi për "Shirkoa: Utopia e gënjeshtrave" për rrëfimin mbresëlënës të ndërtimit të një bote distopike fantastiko-shkencore. mb/

Foto. QMK

 

QËNDRONI TË LIDHUR