• e diel, 22 dhjetor 2024

Prodhuesit e armëve në vitin 2022 kërkesën e ndoqën me vështirësi

Prodhuesit e armëve në vitin 2022 kërkesën e ndoqën me vështirësi

5 dhjetor 2023

SIPRI

Të ardhurat e prodhuesve kryesorë të armëve në vitin 2022 u ulën ndjeshëm sepse kapacitetet nuk mund të ishin në hap me kërkesën, kumtoi instituti suedez SIPRI.

Të ardhurat e 100 prodhuesve kryesorë vitin e kaluar janë ulur për 3,2 për qind, në 597 miliardë dollarë, llogaritur nga Instituti i Stokholmit për hulumtime paqësore ndërkombëtare (SIPRI).

Invazioni rus në Ukrianë dhe tensionet gjeopolitike në mbarë botën krijuan kërkesë të fuqishme, por shumë prodhues evropianë dhe amerikanë nuk arritën ta rrisin dukshëm kapacitetin prodhues për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, shpenzimeve të rritura dhe ndërprerjeve në furnizim, kumtoi Instituti.

"Mbi të gjitha, vendet dërguan porosi të reja nga fundi i vitit, kështu që rritja e kërkesës për shkak të hendekut në kohë mes porosive dhe prohdimit nuk u reflektua në të ardhurat e kompanive në vitin 2022", shtojnë ata.

Të ardhurat më të ulëta në vitin 2022 ia referojnë, para së gjithash, rezultateve më të dobëta të kompanive amerikane dhe ruse.

Të ardhurat e prodhuesve amerikanë të armëve u ulën vitin e kaluar për 7,9 për qind, në 302 miliardë dollarë, kryesisht për shkak të problemeve me furnizimet dhe mungesën e fuqisë punëtore, zbuluan ata.

Të dhënat për kompanitë ruse janë kufizuar në mënyrë "ekstreme", ndërsa vetëm dy janë përfshirë në raport me rënie të të arhdurave prej 12 për qind, në 20,8 ,miliarëd dollarë, sipas institutit suedez.

Prodhuesit evropianë i rritën të ardhurat

Prodhuesit evropianë i rritën të ardhurat ppr 0,9 për qind, ndërsa burim kryesor janë "Erbas" (Airbus) dhe KNDS.

Rritje më të fuqishme shënuan kompanitë nga Lindja e Afërt, për 11 për qind, në 17,9 miliardë dollarë, llogariti SIPRI. Prodhuesit turq u veçuan me shkallë më të lartë të rritjes prej 22 për qind, ndërsa prodhuesit izraelitë me shumë më të madhe, 12,4 miliardë dollarë.

"Kompanitë nga Lindja e Afërt, të specializuara për prodhime teklnologjike më pak të sofistikuara arritën ta shtojnë prodhimin për një periudhë më të shkurtë kohore dhe t'i përgjigjen rritjes së fuqishme të kërkesës, sqaron hulumtuesi i SIPRI-t, Diego Lopez da Silva, duke e veçuar "Bajkar"-in rus, prodhues i fluturakes pa pilot "Bajraktar"

"Shumë prodhues të armëve patën probleme t'i adaptohen luftimit me intensitet të lartë", shton Lusi Bero-Sudro, drejtoreshë  e sektorit për hulumtim të armëve në institutin SIPRI.

Kompanitë amerikane e ruajtën vendin e parë me gjysmën e pjesëmarrjes në të ardhurat e prëgjithshme, ndërsa në vend të dytë është grupi i kompanive kineze me pjesëmarrje prej 18 prë qind. 

QËNDRONI TË LIDHUR