• e premte, 22 nëntor 2024

Procesi gjyqësor kundër Mançester Sitit do të fillojë më 16 shtator

Procesi gjyqësor kundër Mançester Sitit do të fillojë më 16 shtator

Mançester, 13 gusht  2024 (MIA) - Klubi anglez Mançester Sity do të paraqitet në gjykatë më 16 shtator, informon ESPN. "Qytetarët" akuzohen për 115 shkelje të rregullave të Premier Ligës, por dhe të UEFA-s.

Kampioni i Anglisë ka qenë subjekt i hetimit që nga viti 2018, i cili zgjati pesë vjet dhe zbuloi jo më pak se 115 shkelje të rregulloreve të Premier Ligës dhe UEFA-s.

Akuzat përfshijnë periudhë prej 14 vitesh, duke filluar nga sezoni 2009/10, pas çka 54 prej tyre janë se klubi nuk ka siguruar informacione të sakta dhe të vërteta. Katërmbëdhjetë nga akuzat janë për të dhëna të pasakta të pagesave për lojtarët dhe trajnerët, shtatë janë për shkeljen e rregullave të fitimit dhe stabilitetit në Premier Ligë, pesë janë për shkelje të rregullave të UEFA-s.

Klubi nga Mançesteri akuzohet se ka nuk ka publikuar pagën në detaje të ish menaxherit Roberto Mançini, i cili ka qenë trajner nga 2009-2013, si dhe pagesat e disa lojtarëve, duke përfshirë Jaja Ture. Ka edhe akuza se janë rekrutuar futbollistë të mitur.

Klubi i Pep Guardiolës rrezikon rënje, por gjykata vështirë se do të shqiptojë një gjobë të tillë, me më shumë gjasa që skuadrës t'i merren pikët. Evertonit iu hoqën gjithsej 8 pikë për shkelje të lehta sezonin e kaluar. rq/

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR