• e hënë, 23 dhjetor 2024

Procedura për zgjedhje të prokurorit të ri publik të shtetit shkon përmes Këshillit të PP-së, kur t'i marrim dokumentet, do të vendosim, thotë Kovaçevski

Procedura për zgjedhje të prokurorit të ri publik të shtetit shkon përmes Këshillit të PP-së, kur t'i marrim dokumentet, do të vendosim, thotë Kovaçevski

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Procedura për zgjedhje të prokurorit të ri publik të shtetit shkon përmes Këshillit të prokurorëve, më pas vjen në Qeveri. Sapo t'i kemi dokumentet, atëherë do të mund t'i shqyrtojmë dhe të vendosim rreth tyre, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski.

I pyetur nëse do ta stopojë procedurën për zgjedhje të prokurorit shtetëror publik, duke pasur parasysh se një prej kandidatëve, prokurorja publike Fatime Fetai është ankuar dhe ka kërkuar të stopohet zgjedhja, Kovaçevski, tha se pa i parë dokumentet nuk mund të thotë kush, ku dhe për çka është ankuar.

"Ne nuk e kemi dokumentacionin sepse e dini se procedura shkon nga Këshilli i prokurorëve publik, më pas vjen në Qeveri. Sapo të kemi dokumente, atëherë do të mund t'i shqyrtojmë dhe të vendosim rreth të njejtave. Megjithatë, nuk mund t'ju them pa dokumente se kush është ankuar, ku është ankuar dhe për çka është an kuar", deklaroi Kovaçevski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve në hapjen e sallës sportive "Naum Naumovski-Borçe".

Këshilli i prokurorëve publik më 27 dhjetor unanimisht e dha mendimin pozitiv për kandidatin Ljupço Kovevski të jetë prokuror i ri shtetëror publik. Në mbledhje, Këshilli nuk dha mendim pozitiv për kandidaten Lidia Raiçeviq, përderisa për fatime Fetain nuk diskutoi, për shkak të dokumentacionit të dorëzuar jo të plotë.

Prokurorja Fatime Fetai, më pas në deklaratë për mediumet, paralajmëroi se me shkrim do t'i drejtohet Këshillit të prokurorëve publik me kërkesë për rishqyrtim të procedurës, por edhe se do t'i drejtohet Kuvendit dhe Qeverisë për shkak të stopimit të rrjedhës së mëtejshme të procedurës deri në konfirmimin final të rregullshmërisë së vendimit të këshillit të prokurorëve publik.

Prokurorit aktual publik shtetëror, Ljubomir Joveskit mandati i mbaroi më 25 dhjetor, ndërsa Këshilli i PP-së në mbledhje javën e kaluar e zgjodhi prokuroren Sonja Simovska nga Prokuroria shtetërore publike për ushtrtuese detyre deri në përfundimin e zgjedhjes.

Kuvendi e publikoi konkursin më 29 nëntor të këtij viti, pasi që deputetët e votuan vendimin prë emërim të prokurorit të ri publik.

Sipas Ligjit për prokurorinë publike për prokuror publik mund të emërohet person i cili ka stazh të pandërprerë pune prej së paku dhjetë viteve si prokuror publik apo si gjykatës nga fusha e së drejtës penale.

Prokurori publik emërohet nga Kuvendi, me propozim të Qeverisë me mandat prej gjashtë viteve dhe të drejte riemërimi. Për punën e vet dhe punën e Prokurorisë publike përgjigjet para Kuvendit.

Këshilli i PP-së, në pajtim me dispozitat ligjore jep mendim pozitiv apo negativ në Qeveri, pas çka Qeveria në Kuvend propozon njërin prej kandidatëve që ka marrë mendim pozitiv. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR