• e hënë, 23 dhjetor 2024

Procedura për ekstradimin e Palevskit do të zgjasë disa muaj

Procedura për ekstradimin e Palevskit do të zgjasë disa muaj

 Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Procedura për ekstradimin e Lupço Palevskit, i dyshuari parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, do të zgjasë disa muaj, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

 Nga atje sqarojnë se procedura për ekstradim nga ana jonë është e njëjtë për të gjitha vendet.

"Nga dita e arrestimit kemi qenë në koordinim me SMPS-Interpol, si dhe me PTHP Shkupit. Në orën 9:20 morëm njoftimin zyrtar nga MPB-ja dhe hapëm një rast. Kërkesa për ekstradim ishte gati, ministri e firmosi dhe u përkthye po atë ditë. Para se ta bëjmë këtë, kemi kërkuar që ai të ndalohet menjëherë për ekstradim", thonë nga Sektori për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare në Ministrinë e Drejtësisë.

 Palevski u kap në Turqi pasi ndaj tij u lëshua një urdhër arresti ndërkombëtar. Ai është i dyshuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR