Privohet nga liria shoferi 26-vjeçar nga Shkupi, që përplasi për vdekje çiklistin 78-vjeçar
- Një 26-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi mbrëmë në Shkup teksa po ngiste automjetin "Micubishi autlander", ka përplasur një çiklist 78-vjeçar, pas çka ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:22, 5 mars, 2025

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) - Një 26-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi mbrëmë në Shkup teksa po ngiste automjetin "Micubishi autlander", ka përplasur një çiklist 78-vjeçar, pas çka ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
"Mbrëmë 10 minuta pas mesnate në SPB Shkup është raportuar se në bul. 'Kiro Gligorov' në Shkup, automjeti 'micubishi autlander' me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.V. (26) nga Shkupi, është përplasur në biçikletën e drejtuar nga B.K (78) nga Shkupi. Nga lëndimet e marra, në vendngjarje ka ndërruar jetë çiklisti B.K, ndërsa nga ana e mjekut të Emergjencës mjekësore u konstatua vdekja", njoftojnë nga MPB.
Ekspertizën e ka kryer ekipi hetimor nga SPB Shkup dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi, ndërsa shoferi K.V. është privuar nga liria. Ai është ndaluar në Stacionin e policisë në Kisella Vodë për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s