Privohet nga liria shkupjani, i cili hodhi gurë drejt helikopterit ndërsa po mbushte ujë për shuarjen e zjarrit
- Nëpunës policorë nga Stacioni Policor i Karposhit privuan nga liria I.A. (55) nga Shkupi nën dyshimin për kryerjen e një vepre penale, rrezikimi i sigurisë në trafikun ajror.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:47, 13 gusht, 2025
Shkup, 13 gusht 2025 (MIA) - Nëpunës policorë nga Stacioni Policor i Karposhit privuan nga liria I.A. (55) nga Shkupi nën dyshimin për kryerjen e një vepre penale, rrezikimi i sigurisë në trafikun ajror.
Nga MPB bënë të ditur se më 6 korrik të vitit 2025 rreth orës 18, ndërsa helikopteri policor po i afrohej vendit ku lumi Lepenec derdhet në lumin Vardar me qëllim që ta mbushë me ujë për të shuar zjarrin në rajonin e Bllacës, pilotët vunë re një person i cili kishte hyrë në pjesën e cekët të shtratit të lumit Vardar dhe po lëvizte duart, pas së cilës personat e pranishëm në vendngjarje i informuan se personi po hidhte gurë drejt helikopterit Bell 412 dhe se për këtë arsye ishin të detyruar të ndryshonin vendin e mbushjes me ujë, sepse ishin vënë në rrezik ekstrem për sigurinë gjatë kryerjes së detyrave për nevojat e shtetit dhe qytetarëve.
Policia informoi se pas dokumentimit të ngjarjes, kundër I.A do të ngrihet kallëzim penal përkatës.
Foto: Arkivi i MIA-s