• e premte, 05 dhjetor 2025

Privohet nga liria një nëpunës policor në Strumicë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Privohet nga liria një nëpunës policor në Strumicë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Shkup, 1 maj 2025 (MIA) - Dje në orën 10:28 në SPB Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë privuan nga liria A.B. (52), nëpunës policor, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale e "shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm" sipas nenit 288 të Kodit Penal. Më 30.04.2025, në një hapësirë zyrtare të SPB Strumicë, ku ishin të pranishëm edhe nëpunës policorë të tjerë, gjatë një kontrolli të pistoletës zyrtare që duhej kthyer, A.B. qëlloi një plumb me armë.

Siç bëri të ditur MPB, për ngjarjen u njoftua kryeshefi i SPB Strumicë, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale në MPB dhe një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë në Shkup. Pas dokumentimit të ngjarjes, kundër A.B. do të paraqitet një parashtresë përkatëse. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR