Privohet nga liria një banor i Kumanovës për shkak se drejtoi automjetin nën ndikimin e alkoolit
- Një dyzet e pesë vjeçar nga Kumanova dje është privuar nga liria, pasi ka qenë duke drejtuar veturën nën efektin e alkoolit.
- Post By Melahat Baftija
- 10:07, 7 prill, 2025

Shkup, 7 prill 2025 (MIA) - Një dyzet e pesë vjeçar nga Kumanova dje është privuar nga liria, pasi ka qenë duke drejtuar veturën nën efektin e alkoolit.
"Dje më 06.04.2025 në orën 00.58 në rr.„Gjorçe Petrov“ në Kumanovë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Kumanovë e privuan nga liria V.P.(45) nga Kumanova. Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan automjetin e pasagjerëve „pezho“ me targa regjistrimi të Kumanovës, të drejtuar prej tij, dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2.34 promilë alkool në gjak", njofton MPB-ja.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngritet kallëzim sipas nenit 297-а të Kodit Penal - „drejtimi i automjetit në mënyrë të pakujdesshme“. mb/