Prishtina: Popoviq shpallet fajtor, dënimi me burg i zëvendësohet me gjobë dhe ndalesë dyvjeçare për hyrje
- Ndihmës-drejtori i të ashtuquajturës Zyre e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Igor Popoviq, sot u shpall fajtor në një gjykatë në Prishtinë për nxitje të përçarjes etnike dhe urrejtjes. U dënua me gjashtë muaj burg, por dënimi u zëvendësuar me shumë monetare prej 3.000 eurove dhe ndalesë për hyrje në Kosovë në kohëzgjatje prej dy viteve.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:48, 8 gusht, 2025
Prishtinë, 8 gusht 2025 (MIA) - Ndihmës-drejtori i të ashtuquajturës Zyre e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Igor Popoviq, sot u shpall fajtor në një gjykatë në Prishtinë për nxitje të përçarjes etnike dhe urrejtjes. U dënua me gjashtë muaj burg, por dënimi u zëvendësuar me shumë monetare prej 3.000 eurove dhe ndalesë për hyrje në Kosovë në kohëzgjatje prej dy viteve.
Me atë aktvendim, gjykata e pranoi marrëveshjen për pranim të fajit mes Popoviqit dhe Prokurorisë speciale të Kosovës.
Popoviq u arrestua më 19 korrik në vendkalimin BËrnjak pasi që, sipas prokurorisë, në Rahovec mbajti "fjalim publik me përmbajtje nxitëse, duke përhapur urrejtje dhe mosdurim mes grupeve etnike në Kosovë". ab/