• e premte, 05 dhjetor 2025

Prindërit e të vdekurve në zjarrin në "Puls" filluan të japin deklarata në Prokurorinë publike në Koçan

Prindërit e të vdekurve në zjarrin në

Koçan, 27 maj 2025 (MIA) - Prindërit e personave të cilët ndërruan jetë në zjarrin tragjik në klubin "Puls" prej sot paradite në Prokurorinë themelore publike në Koçan filluan të japin dëshmi individuale për rastin.

Sipas orarit të caktuar paraprakisht, për çka ishin njoftuar nga Policia, prindërit vijnë në Prokurori dhe paraqesin njohuritë e veta për ngjarjen. Siç paralajmëruan edhe në marshin protestues të shtunën, nuk dëshirojnë të flasin publikisht për procedurën juridike derisa nuk përfundon hetimi.

"Të drejtë deklarimi kanë përfaqësuesit ligjor të secilës prej viktimave. Ata, nëse dëshirojnë, në deklaratë mund të cekin edhe persona të tjerë të afërt për të cilët konsideorjnë se kanë njohuri për ngjarjen. Orari për dhënien e deklaratës nuk do të kumtohet, ndërkaq bëhet fjalë për të drejtë ligjore të të dëmmtuarve si palë në procedurë", informoi Prokuroria publike në Koçan.

Pas dhënies së deklaratës në Prokurori disa nga prindërit, fëmijët e të cilëve pësuan nga zjarri, ndërkaq të cilët i kontaktoi MIA, shkurtimisht informuan se në deklaratë kanë cekur se si kanë kuptuar për ngjarjen trajgike, nëse disponojnë me informata shtesë për rastin, ndërsa u është thënë se për kërkesa të mundshme dëmshpërblimi do të duhet të inicojnë procedurë të posaçme civile.

Siç informoi paraprakisht Prokuroria publike, grumbullimi i deklarimeve nga të afërmit e viktimave në "Puls" di të zgjasë deri të enjten, ndërsa me veprimet dhe vendimet e këtilla prokurorët i kanë parasysh dhe i mbrojnë interesat e të dëmtuarve. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR