• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Princi Uilliam iu rikthye detyrave pas operacionit të bashkëshortes së tij dhe lajmit për kancerin e mbretit

Princi Uilliam iu rikthye detyrave pas operacionit të bashkëshortes së tij dhe lajmit për kancerin e mbretit

Londër, 7 shkurt 2024 (MIA) - Princi britanik, Uilliam sot iu rikthye detyrave pas operacionit të bashkëshortes sës tij Kejt dhe lajmit se mbreti Çarlls është i sëmurë nga kanceri, ndërsa vëllai i tij Hari u kthye në SHBA pasi që e vizitoi babanë e tyre.

Princi Uilliam i shtyu angazhimet e planifikuara për t'u kudjesur për fëmijët e tij. pasi që Kejt (42) më 16 janar iu nënshtrua një operacioni në abdomen dhe kaloi dy javë në spital.

Babai i tij në spitalin e njejtë u mjekua për shkak të prostatës së rritur, para se pallati i Bakingemit të hënën të kumtonte se testet çlotësuese treguan se monarku 75-vjeçar ka kancer.

Uilliam (41) sot për herë të parë zyrtarisht u paraqit në opinion pas problemeve shëndetësore në familjen mbretërore. Uilliam mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së nderimeve shtetërore në pallatin Uindzor, ndërsa më vonë mori pjesë edhe në darkën humanitare gala.

Meqenëse mbreti i kishte shtyrë obligimet publike për shkak të mjekimit, ndërsa Kejt nuk do t'u kthehet obligimeve të veta së paku deri afër Pashkëve, barra do t'u bie anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, posaçërisht Uilliamit dhe mbretëreshës Kamila.

Komentuesi mbretëror, Robert Hardman tha se Uilliam tashmë ka ndërmarrë një pjesë të konsiderueshme të detyrave shtetërore nga fundi i sundimit të mbretëreshës Elizabetë, kur ajo kishte vështirësi në lëvizje. ab/

Foto: Х

QËNDRONI TË LIDHUR