• e hënë, 23 dhjetor 2024

Princi Hari mund ta humbë vizën amerikane

Princi Hari mund ta humbë vizën amerikane

Los Anxhelos, 23 mars 2023 (MIA) - Pranimi i princit britanik Hari se në të kaluarën ka përdorur drogë, mund ta rrezikojë vizën e tij amerikane dhe qëndrimin në SHBA, thotë avokati amerikan dhe ish prokuror federal, Neama Rahmani.

Siç shkruan "Dejlli mejll" (Daily Mail), princi në Kujtimet e tij e pranon se ka marrë kokainë, mariuhanë dhe kërpudha halucinogjene. Fondacioni konservator tink - tenk "Heritigj" nga Uashingtoni tani po bën përpjekje të zbulojë nëse princi këtë e ka bërë në kohën kur kishte dërguar kërkesë për vizë. Ligjet amerikane janë të rrepta kur bëhet fjalë për deklaratë të rreme para Shërbimit për emigrim, ndërsa personi që zbulohet duke gënjyer mund edhe të dëbohet, ose t'i hiqet mundësia e ardhshme që të aplikojë për shtetësi amerikane.

"Pranimi i personit se ka marrë drogë zakonisht është bazë për refuzimin e kërkesës për vizë. Kjo nënkupton, princit Hari nuk është dashur t'i jepet vizë, ndërsa nëse i është dhënë, ajo duhet të shfuqizohet. Nuk ka përjashtime, pa dallim nëse është pjesë e familjes mbretërore britanike dhe nëse bëhet fjalë për përdorim zbavitës të drogës", tha Neama Rahmani.

Por, avokati për emigrim, Sem Adejr beson se pranimi i princit sipas gjitha gjasave nuk do të jetë problem, sepse ai nuk është i dënuar për posedim ose përdorim të drogës. Avokati Xhejms Leonard shtoi se pranimi i vojvodës nga Saseksi se "ka bërë eksperimente me drogë në rininë e tij" nuk do të i mjaftueshëm që të sigurohet hetim i mëtutjeshëm për deklaratën e tij. 

Zërat flasin se princi Hari sipas gjitha gjasave ka marrë vizë të veçantë për qëndrim në SHBA e cila jepet për "persona me aftësi të jashtëzakonshme". Një dokument i tillë, i njohur si "viza O-1", u është dhënë edhe këngëtarit kanadez Xhastin Biber dhe aktorit australian Hju Xhekmen. Ajo vizë vlen tre vjet. 

Ka mundësi që princi e ka marrë vizën edhe pse bashkëshortja e tij, Megan Markëll është shtetase amerikane. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR