• e hënë, 23 dhjetor 2024

Princesha e Uellsit Kejt zbuloi se po trajtohet për kancer

Princesha e Uellsit Kejt zbuloi se po trajtohet për kancer

Londër, 22 mars 2024 (MIA) - Kejt Midëlton, princesha e Uellsit, ka zbuluar se ajo është diagnostikuar me kancer dhe po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese.

Në një mesazh personal, princesha 42-vjeçare tha se një operacion i planifikuar i barkut në janar ishte i suksesshëm dhe gjendja e saj fillimisht mendohej të ishte jo kancerogjene.

Por testet pas operacionit treguan se kanceri ishte i pranishëm, tha ajo.

"Kjo sigurisht ka ardhur si një tronditje e madhe, ndërsa Uilliam dhe unë po bëjmë gjithçka që mundemi për ta trajtuar dhe të ballafaqohemi me këtë privatisht për hir të familjes sonë të re”, shtoi princesha e Uellsit.

Nëna e Xhorxhit, Sharlotes dhe Luisit tha se mjekët e kanë këshilluar që t'i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese dhe ajo aktualisht është në fazat e hershme të këtij trajtimi.

"Më duhej kohë të shërohesha nga operacioni i madh për të filluar trajtimin tim", tha ajo.

"Por më e rëndësishmja, na duhej kohë për t'u shpjeguar gjithçka Xhorxhit, Sharlotes dhe Luisit në një mënyrë të përshtatshme për ta dhe për t'i bindur ata se do të jem mirë... Siç u thashë, jam mirë dhe po bëhem më e fortë çdo ditë duke u fokusuar në gjërat që do të më ndihmojnë të shërohem; në mendjen, trupin dhe shpirtin tim", tha Kejt. sa/

A message from Catherine, The Princess of Wales pic.twitter.com/5LQT1qGarK

— The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) March 22, 2024

QËNDRONI TË LIDHUR